1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

I dyshuari pranon vrasjen e politikanit gjerman, Lübcke

26 Qershor 2019

Në rastin e vrasjes së politikanit gjerman të CDU-së, Walter Lübcke, i dyshuari për vrasjen, Stephan E., dënuar për vepra penale me sfond ekstremist të djathtë pranoi vrasjen, bëri të ditur Prokuroria e Përgjithshme.

https://p.dw.com/p/3L6lr
Deutschland | Gedenken an Walter Lübcke auf dem Hessentag
Fotografi: picture-alliance/dpa/Y. Walsdorf

Stephan E. është një njeri i dënuar për vepra penale me sfond ekstremist të djathtë dhe prej kohësh i dyshuar për vrasjen e politikanit, Walter Lübcke në fillimt të qershorit.

Komisioni për punët e brendshme i Bundestagut zhvilloi të mërkurën një takim jo publik për rastin e vrasjes së politikanit gjerman, Walter Lübcke. Tema kryesore ishte, nëse i dyshuari kishte lidhje me rrjetet ekstremiste të djathta. Bëhet e ditur, se Prokurori i Përgjithshëm, Peter Frank informoi mbi dëshminë e dhënë nga i dyshuari Stephan E.që ka pranuar vrasjen. Të dhënat i konfirmoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer.

Sondersitzung Innenausschuss zu Mordfall Lübcke
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Skolimowska

Sipas të dhënave, Stephan E. ka pranuar vrasjen dhe ka thënë, se ka vepruar i vetëm. Motivi për vrasjen është ende i pasqaruar, por nuk janë përmbyllur hetimet për "një vrasje politike". Presidenti i Mbrojtjes Kushtetuese, Haldewang ka thënë në komision, se autoritetet nuk e kishin nën vëzhgim intensiv Stephan E. që nga viti 2009. Kërkohet që kjo zyrë federale të pajiset më mirë në luftën kundër ekstremizmit të djathtë.

Politikani i CDU-së, Walter Lübcke u gjend i vrarë me një plumb në kokë në verandën e shtëpisë së tij në Kassel. Lübcke ishte kërcënuar disa herë për shkak të politikës së tij të hapur ndaj refugjatëve.

 

 

la/ast/sti(afp, dpa)