1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

I dërguari i posaçëm i OKB-së, Ibrahim Gambari, është takuar sot me shefin e juntës ushtarake, Than Shve

2 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/BlrO

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Ibrahim Gambari, është takuar sot me shefin e juntës ushtarake, Than Shve. Bisedimet u zhvilluan sipas një diplomati të huaj në rezidencën qeveritare Naypyidav. Nuk u bënë të njohura hollësi lidhur me takimin. OKB-ja kishte njoftuar më parë se Gambari do tët'i kërkojë juntës dhënien fund të shtypjes së demonstratave paqësore, lirimin e të burgosurve dhe fillimin e reformave demokratike. Ndërkohë ministri i jashtëm i Birmanisë, U Nyan Vin bëri përgjegjës oportunistët politikë për trazirat në vendin etij. Para Asamblesë së përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Nyan Vin tha se oportunistët përpiqen që me ndihmën e huaj të provokojnë pushtetin. Në Birmani ushtria po përpiqet të bllokojë që në embrion çdo përpjekje të popullatës për protesta. Në çdo rrugë në metropolin dhe kryeqytetin Rangun janë vendosur ushtarë.