Imazhe nga finalja e Kampionatit Botëror të Futbollit
Gjermania është kampion bote në futboll! Me një ndeshje plot emocione kundër Argjentinës kombëtarja gjermane fitoi duke marrë kësisoj për të katërtën herë titullin e botërorit.
Happy End për Gjermaninë!
Pas një ndeshjeje shumë të fortë Gjermani-Argjentinë, Mario Götze ia del që në minutën e 113 të shënojë golin e fitores me rezultatin 1:0. Në këtë mënyrë Gjermania sërish pas 1990 është kampion bote në futboll.
Betejë nervash në Rio
Në një ndeshje të ekulibruar por me luftë të fortë të dyja skuadrat kishin shanse të mëdha, por asnjëra nuk ia doli të bënte golin brenda 90 minutëshit. Vetëm goli i Götzes solli fitoren e ngushtë të Gjermanisë - të dyja skuadrat shkuan në limitin e forcës së tyre.
Fansat në ekstazë
Tifozët gjermanë brohorasin për skuadrën e zemrës dhe nuk largohen nga Public Viewing megjithë shirat, herë herë të rrëmbyeshëm në shumë qytete gjermane .
Khedira lëndohet pak minuta para ndeshjes
Pak para rënies së bilbilit Khedira i jep trajnerit lajmin e keq: Për shkak të lëndimeve në pulpë gjatë fazës së nxemjes ai nuk mund të dalë në finale. Në ndeshjen miqësore me Italinë në nëntor 2013, Khedira u lëndua rëndë, askush nuk besonte se ai do të luante në këtë botëror. Khedira zëvendësohet nga Kramer.
Sekonda tronditëse
Higuain godet nga një distancë e vogël në minutën e 30-të - sulmuesi i Napolit brohoret, por flamuri që tregon pozicionin jashtë loje ndërkohë është ngritur. Edhe skuadra gjermane në gjysmën e parë ka shanse për fitore. Klose në minutën e 45 gati arrin portën argjentinase, Höwedes godet shtyllën pas një goditje këndi nga Kroos.
Kartoni i verdhë për Schweinsteiger dhe Höwedes
Pas një fauli taktik, gjyqtari i tregon Schweinsteigerit kartonin e verdhë. Pesë minuta më vonë godet Höwedes Zabaleta në gju, lojtari i Schalke-s po ashtu dënohet me karton të verdhë.
Shans që nuk zgjat shumë - Kramer
Kramer arriti të gëzohet shumë pak për pjesëmarrjen e tij në finalen e botërorit. Pas një përplasjeje të fortë me Garay-n, debutanti duhet të largohet nga fusha në minutën e 32, në vend të tij futet në lojë, Schürrle.
Lojë ngjethëse
Tifozët e kanë të qartë: Të dyja skuadrat në Maracana po japin maksimumin: 74.738 spektatorë brohorasin për skuadrën e tyre. Kampionati Botëror 2014 në Brazil është kampionati i dytë në historinë e futbollit për nga numri i spektatorëve. 3,5 milionë vetë shohin ndeshjet në 12 stadiume.
Faule pa pushim
Edhe për argjentinasit vijnë kartonët e verdhë: Mascherano ndalon Klosen në minutën e 64, duke e ndëshkuar me kartonin e verdhë, një minutë më vonë edhe Aguero merr kartonin e verdhë pas godet Schweisteigerin nga anash.
Götze sjell fitoren
Goli i Götzes në minutën e 113-të sjell fitoren: Me gjoks 22 vjeçari merr topin nga Schürrle dhe godet duke e anashkaluar portierin Romero. Në shtatë minutat që mbesin argjentinasit nuk mund të bëjnë asgjë më. "I thashë Götzes: Tregoji botës se je më i mirë se Messi", tha trajneri Joachim Löw.
Dështimi i Messit
Sulmuesi i njohur Messi megjithë pati disa shanse shumë të mirë nuk arrin dot të fitojë mbi Neuer. Edhe zgjedhja e tij si lojtari më i mirë i kampionatit nuk e ngushëllon dot sulmuesin. Me mimikë të ngrirë ai merr trofenë, ndërsa Neuer u kurorëzua si portieri më i mirë i botërorit.
Fitore e merituar
Kombëtarja gjermane mund të thuhet se pati edhe fat, sepse disa shanse të argjentinasve nuk u bënë realitet. Megjithatë kombëtarja gjermane e meritoi titullin e kampionit. Skuadra e Löw luan një lojë të shpejtë, me durim dhe me lojtarë të shkëlqyer si Boateng, Neuer und Schweinsteiger.
Përqafime nga Merkeli
Kancelarja Merkel ndoqi ndeshjen së bashku me presidentin gjerman Joachim Gauck në stadiumin e Maracanas. Ajo uroi kombëtaren për fitoren. Gauck lëvdon lojtarët pas lojës, që luftuan "me guxim" kundër Argjentinës dhe falënderon mikpritësit.
Kampionati mbaroi - problemet mbeten
Në vitin 2013 në Brazil u zhvilluan protesta masive kundër korrupsionit, problemeve sociale dhe shpenzimeve të larta për kampionatin, sidomos për stadiumet e rinj. Gjatë kampionatit protestat ishin të pakta, por para finales në Rio u organizua një protestë kundër padrejtësisë në vend.