Ish Gjenerali amerikan: Strategjia e Bushit në Irak e dështuar
14 Tetor 2007Reklamë
Ish komandanti i forcave ushtarake amerikane në Irak, Rikardo Sançez (Ricardo Sanchez) ka kritikuar ashpër strategjinë e Presidentit Xhorxh Bush(George Bush) në Irak, duke e quajtur një "Dështim katastrofik".Gjenerali në pension e quajti planin fillestar të luftës me të meta katastrofike dhe me një optimizëm të pabazë. Ai tha se strategjia jokompetente e udhëheqësve të vendit është për të ardhur keq. Ai gjithashtu fajësoi udhëheqjen ushtarake, duke përshirë edhe veten e tij, se nuk e kishin kuptuar se çfarë ndikimi do të kishte ndërhyrja amerikane në shoqërinë irakiane.