1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Italia për zgjidhje të qëndrueshme të statusit të Kosovës

Bekim Shehu15 Shkurt 2006

Italia, një nga shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit, angazhohet për një zgjidhje të qëndrueshme të statusit final të Kosovës. Drejtori Politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, Giulio Terzi, shprehu sot, në Prishtinë, mbështetjen e vendit të tij për takimin e Vjenës.

https://p.dw.com/p/AriZ

Përfaqësues të shteteve anëtare të Grupit të Kontaktit, po mbështesin pa rezervë takimin e Vjenës që pritet të mbahet më datën 20 dhe 21 Shkurt në mes palës shqiptare dhe asaj serbe ku do të diskutohet ështja e decentralizimit. Për të shprehur këtë mbështje dhe angazhimin për një zgjidhje të qëndrushme të statusit final të Kosovës, në Prishtinë qëndoi, Drejtori Politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, Giulio Terzi, i cili zhvilloi biseda me anëtarët e Grupit Negociator të Kosovës. Duke përcjellur mesazhin e shefit të Diplomacisë italiane, zoti Terzi, tha se, Italia angazhohet për një zgjidhje të qëndrueshme, të statusit të Kosovës.

Ne në Romë mëndojmë se është jahstazakonisht e rëndësishme që të dy palët shqiptarët dhe serbët të negociojnë seriozisht dhe në mënyrë të vazhdueshme dhe e gjithë kjo që të gjenden zgjidhje të pranueshme për shumë cështje, tha Julio Terzi. Presidenti, Fatmir Sejdiu, i cili që nga mandatimi i tij president i Kosovës, vazhdimisht po pret delegacione të shteteve evropiane, tha se, tashmë në radhët e komunitetit ndërkombëtare gradualisht po unifikohet një qëndrim për pavarësinë e Kosovës.

Autoritet në Prishtinë, ndërkaq, gjatë gjith javës po bëjnë përgatitjet e fundit për takimin e Vjenës. Grupi Negociator i Kosovës miratoi dokumentin për decentralizimin me të cilin pala shqiptare do të paraqitet në takimin e Vjenës, ndërsa, miratoi edhe përbërjen e delegacionit 7 anëtarësh. Delegacioni kosovar do të ketë dy bashkëkryesues, ministrin e pushtetit lokal, Lutfi Haziri dhe sekretarin e përgjithshëm të PDK-së, në opozitë, Jakup Krasniqi.