Nordkosova
16 Gusht 2011Sekretari i shtetit në Ministrinë për Kosovën dhe Metohinë, Oliver Ivanoviq deklaroi sot ( 16.08.) se nuk mund t'i besojë premtimit të komandantit të KFOR-it Erhard Bühler për praninë e përhershme të KFOR-it tek ura mbi lumin Sitnicë në fshatin Priluzhë. "Kësaj nuk mund t'i besohet duke marrë parasysh tendencën për pakësimin e numrit të ushtarëve të KFOR-it dhe të NATO-s. Ura u nevojitet para së gjithash serbëve, por serbët heqin dorë nga kjo nevojë e tyre pasi që janë të vetdijshëm për rrezikun që gjatë natës ura nuk do të ruhet nga askush, ndërsa KFOR-i nuk është dëshmuar në ngjarjet e fundit në Mitrovicë", deklaroi Oliver Ivanoviq për agjencinë e lajmeve Beta.
Banorët serbë të këtij fshati po e kundërshtojnë ndërtimin e urës që do të lidhte 12 fshatra shqiptare me magjistralen kryesore Prishtinë-Mitrovicë. Rreth njëqind pjesëtarë të komunitetit serb të fshatit, protestuan të hënën kundër ndërtimit të urës mbi lumin Sitnica që kalon nëpër fshatin tyre.
Autor: Esat Ahmeti
Redaktoi: Mimoza Kelmendi