1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Jo gjithçka ishte e keqe" - Sondazh i institutit "Forsa" për regjimin nazist

Kerstin Winter18 Tetor 2007

Një ndër katër gjermanë mendon se jo gjithçka ishte e keqe gjatë sistemit nazist në Gjermani - ky është rezultati i një sondazhi që kreu inistituti Forsa për kërkime shkencore.

https://p.dw.com/p/BsFS

25% e mbi 1000 njerëzve që u morën në pyetje, thanë se nuk do të ishte keqe sikur disa vlera dhe ideologji të regjimit nazist të vlenin edhe për shoqërinë e sotme.

Ndërtimi i autostradave, punësim për të gjithë dhe vlerat të forta familjare - këto janë disa nga elementet e politikës së nazistëve, të cilat sipas popullsisë gjermane janë elemnte pzotivë. Një të tretat e popullsisë besojnë se nazistët kishin disa ide të mëdha, të cilat mund të gjenin fare mirë vend ehde në shoqërinë tonë të sotme.
Dr. Rainer Erb nga Universiteti Teknik në Berlin thotë:

"Këto janë opinone të cilave u mungon plotësisht dituria e realitetit të asaj periudhe naziste. të gjithë e dimë se pjesëmarrja e grave në politikë, në biznes, në shkenca dhe në jetën publike ishte e ndaluar. Kur flasim sot për vlerat ideloegjike të familjes gjatë sistemit nazist, duhet të kemi parasysh se flasim për një sistem i cili përbëhej nga një iedologji raciste. Pra është shumë sipërfaqësore të kesh një opinion të tillë, sepse nuk mbështetet në asnjë fakt. këta njerëz besojnë në një politikë familjare, e cila sipas tyre u realizua vetëm asokohe."

Por sidoqoftë Dr. Erb beson se është e vështirë që të gjeneralizosh se si ndjehen të gjithë gjermanët mbi të kaluarën e tyre dhe idelogjinë naziste. Disa nga të pyeturit mund të kenë dhënë me qëllim përgjigje provokative, për të shprehur kështu protestën e tyre kundër qeverisë aktuale gjermane dhe politikës që ushtron ajo.