1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kancelari Scholz i siguron solidaritetin gjerman Izraelit

17 Tetor 2023

Kancelari i Gjermanisë Scholz gjatë vizitës në Izrael (17.10.) paralajmëroi "aktorët" në rast të një ndërhyrjeje në koflikt. Kryeministri izraelit u shpreh për "krimin më të tmerrshëm ndaj hebrenjve që nga Holokausti".

https://p.dw.com/p/4Xf0i
Kancelari Olaf Scholz duke shtrënguar duart me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu na takimin në Tel Aviv
Scholz në Izrael: "Vizitë tek miqtë në kohë të vështira"Fotografi: Maya Alleruzzo/Pool via REUTERS

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz i siguroi kryeministrit të IzraelitBenjamin Netanjahu solidaritetin dhe mbështetjen e Gjermanisë. Gjatë një konference të përbashkët shtypi në Tel Aviv Scholz tha: "Kjo është një vizitë tek miqtë në kohë të vështira. Siguria e Izraelit dhe qytetarëve të tij është kauzë eshtetit gjerman."

Scholz dënoi ashpër sulmin e terroristëve të Hamasit më 7 tetor. "Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga këta terroristë", tha kancelari. Kjo është e përcaktuar në të drejtën ndërkombëtare. "Asnjë aktor nuk duhet ta konsiderojë si një ide të mirë, që të ndërhyjë nga jashtë në këtë konflikt", tha Scholz. "Do të ishte një gabim i rëndë dhe i pafalshëm."

Kanzler Scholz në Izrael me kryeministrin Benjamin Netanjahu në konferencë shtypi
Tel Aviv: Kanzler Scholz në Izrael me kryeministrin Benjamin Netanjahu gjatë një konference shtypiFotografi: Michael Kappeler/dpa/picture alliance

Scholz: Antisemitizmi s'ka vend në Gjermani

Scholz theksoi, se antisemitizmi "nuk ka vend në Gjermani". "Jeta hebreje në Gjermani është një dhuratë", tha kancelari. Duke iu referuar demonstratave armiqësore ndaj Izraelit në Gjermani ai shtoi: "Glorifikimi, festimi i dhunës është antinjerëzor dhe i pështirë. Një gjë e tillë është e ndaluar dhe ndëshkohet."

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e cilësoi sulmin terrorist të Hamasit në Izrael si "krimin më të tmerrshëm që nga Holokausti". Njerëzve u janë prerë kokat, fëmijët me duar të lidhrua pas shpine ose me sy të lidhur janë qëlluar, tha ai. Edhe të mbijetuar të Holokaustit janë marrë peng prej Hamasit në Rripin e Gazës.

Netanjahu i krahasoi veprimet e sulmuesve të Hamasit më masakrën e Babyn Jar. Në kanionin e ngushtë të Babyn Jarit në ish periferinë e Kievit më 29./30. shtator 1941 nacionalsocialistët ekzekutuan mbi 33.000 burra, gra e fëmijë hebrenj.

"Kjo është një mizori, që na kujton ne vetëm krimet e nazistëve gjatë Holokaustit", tha Netanjahu. Bota duhet ta ndihmojë Izraelin, që të shkatërrojë Hamasin, kërkoi Netanjahu duke e falenderuar Scholzin për vizitën e tij në Izrael dhe solidaritetin.

Të paktën 200 të vdekur gjatë sulmeve të Izraelit në Gazë

Nga një sulm izraelit ndaj një kompleksi spitalor në Gazë, sipas të dhënave të Hamasit, janë vrarë të paktën 200 vetë. Siç njfton Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës të dominuar prej organizatës radikale palestineze, nga sulmi është prekur territori i spitalit Ahli Arab në qendër të Gazës. "Rreth 200 dhe 300" vetë janë vrarë nga ky sulm.

Pamje nga spitali Al Shifa në Rripin e Gazës, pavion me trupa njerëzish të vrarvë, pas sulmeve ajrore të Izraelit
Pamje nga spitali Al Shifa në Rripin e Gazës pas sulmeve ajrore të IzraelitFotografi: Dawood Nemer/AFP via Getty Images

Më parë Ministria Palestineze e Shëndetësisë pati njoftuar, se që nga 7 tetori në Rripin e Gazës janë vrarë rreth 3000 palestinezë. Gjithashtu bëhet e ditur për rreth 12.500 të plagosur. Në Jordanin Perëndimor gjatë kësaj periudhe janë vrarë 61 palestinezë dhe 1250 janë plagosur.

Irani kërcënon me "aksion parandalues"

Në sfondin e përgatitjeve të Izraelit për një ofensivë të mundshme në terren në Rripin e Gazës Irani jep kërcënime të mëtejshme."Në orët e ardhshme" mund të llogaritet me "mundësinë e një aksioni parandalues të aksit të rezistencës", tha Ministri i jashtëm Hossein Amir-Abdollahian të hënën (17.10.2023) në mbrëmje në televizionin shtetëror. Emërtimi "aksi i rezistencës" përfshin lëvizjet palestinete, libaneze, siriane dhe të tjera, që janë të lidhura me Iranin dhe janë në armiqësi me Izraelin.

dw/ag/vfb