KFOR shton masat e sigurisë: Serbët festojnë 618 vjetorin e betejës së Fushë Kosovës
28 Qershor 2007Reklamë
Nga Serbia në Kosovë kanë ardhur marrshuesit serb të Vidovdanit. Në 28 qeshor në Gazimestan ata do të marrin pjesë në shënimin e 618-vjetorit të betejës së Fushë Kosovës
Masat e shtuara të sigurisë janë marrë sepse një grup serbësh nga Serbia kanë nisur marshin dhe kanë hyrë tashmë në Kosovë, për të kremtuar sot 618 vjetorin e Betejës së Kosovës. Ndërkohë, komandanti i KFOR-it, gjenerali, Roland Kather, ka thënë se forcat paqerujatëse, do të jenë gjithandej rrugëve për të përcjellë nga afër gjendjen gjatë manifestimit si dhe do të arrestojnë çdo pjesëtar që dyshohet se i përket ndonjë organizate paraushtarake.