1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Komandanti i KFOR-it Bühler në shënjestër të medieve në Serbi

15 Gusht 2011

Opinioni publik në Serbi ka vënë në qendër të vëmendjes pas konfliktit të fundit në Kosovë, komandantin e KFOR-it, gjeneralin gjerman Erhard Bühler.

https://p.dw.com/p/12Go0
Erhard Bühler komandant i KFOR-it
Erhard Bühler komandant i KFOR-itFotografi: DW

Gazeta e Beogradit "Politika" botoi të hënën (15.08) një përgënjeshtrim të ashpër të një zëdhënësi të Bühlerit, ndaj fajësimeve të rënda të një dite më parë nga një politikan i lartë serb.

"Të gjitha fajësimet shpifëse" hidhen "poshtë me forcë", thuhet në deklaratën e KFOR-it. "Të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe qeveritë, duke përfshirë përfaqësues të qeverisë serbe kanë pranuar paanshmërinë e gjeneralit Bühler"

"KFOR-i është vënë që në fillim në shërbim të shtetit të vetëshpallur Kosovë dhe Bühleri luan rolin e një nëpunësi doganash të Hashim Thaçit", pati deklaruar më parë udhëheqësi i serbëve Radenko Nedeljkovic në gazetën "Politika".

Bühleri si karikaturë

Gazeta beogradase "Press" botoi të dielën një karikaturë njëfaqëshe, me të cilën Bühleri sulmohet për shkak të bashkëshortes së tij që deklarohet me origjinë nga Prishtina. Në karikaturë, komandanti i KFOR-it u kërkon të afërmve të së dashurës së tij dorën e saj.

Gjenerali Erhard Bühler dhe negociatori serb, Boris Stefanoviç (30.07.2011) bisedojnë në rrugë pranë Zveçanit. Serbët bllokuan më 29 Korrik dy rrugë kyçe, pas eskalimit të konfliktit të embargos
Gjenerali Erhard Bühler dhe negociatori serb, Boris Stefanoviç (30.07.2011) bisedojnë në rrugë pranë Zveçanit. Serbët bllokuan më 29 Korrik dy rrugë kyçe, pas eskalimit të konfliktit të embargosFotografi: picture alliance/dpa

Si "çmim të shitjes" për gruan, ai ofron Veriun e Kosovës të banuar nga serbët dhe organe si "veshka dhe mëlçi" serbësh. Prej vitesh nga pala serbe janë shqiptuar akuza, në bazë të të cilave shqiptarët u kanë marrë në luftën e viteve 1998 deri 1999 të burgosurve serbë organe, të cilat i kanë shitur.

Bühler hedh poshtë akuzat

55 vjeçari Bühler i ka hedhur poshtë disa herë akuzat, se mbron për shkak të bashkëshortes së tij 47 vjeçare në mënyrë të njëanshme interesat e shqiptarëve. Gruaja e tij ka rrënjë në shumë ish-republika të Jugosllavisë dhe më këtë "është një fëmijë tipik i raporteve multietnike" në Ballkan, ka thënë ai. Ai e ka njohur atë para shumë vitesh dhe jeton me të në Gjermani. Përkundrazi, mediet serbe patën shkruar se në fund të periudhës së tij në post, pas tri javësh, Bühleri do të marrë me vete në Gjermani një shqiptare "me gjak të pastër" dhe shumë të re.

Autor: dpa/ Auron Dodi

Redaktoi: Lindita Arapi