1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Komandanti i KFOR-it gjenerali gjerman Bühler si partner i besueshëm bisedimesh

3 Gusht 2011

Mandati i gjeneralit Bühler në krye të KFOR-it përfundon pas një muaji. Bühler ia doli që brenda pak kohe të arrijë atë që u quajt „historike“: Uljen në një tryezë të krerëve shpirtërorë të serbëve dhe shqiptarëve

https://p.dw.com/p/125dO
Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Bühler
Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard BühlerFotografi: picture-alliance/dpa

Kryekomandanti i trupës ndërkombëtare në KFOR në Kosovë, gjenerali gjerman Erhard Bühler, ka atë çka u ka shpëtuar duarsh shumë politikanëve: Ai e njeh mjaft mirë Kosovën, ka shumë kontakte me popullsinë, di të dëgjojë, është pragmatik dhe mjaft i angazhuar për çështjen. Ai nuk u shmanget problemeve, por angazhohet për t'i zgjidhur ato. Për këtë arësye 55 vjeçari mendon, se ai mund të qëndrojë më gjatë nga ç'është e zakonshme në shërbim në Kosovë. Kjo do të ishte mjaft e arsyeshme: Problemet në ish-krahinën serbe, mes shumicës shqiptare dhe pakicës serbe, janë kaq të shumëanshme, sa kurrësesi nuk mund të zgjidhen brenda një kohe të shkrutër.

Ushtarë të KFOR-it në Prishtinë
Ushtarë të KFOR-it në PrishtinëFotografi: DW

Arrin të ulë në një tavolinë krerët shpirtërorë shqiptarë dhe serbë

Me mënyrën e tij të komunikimit, të qenit i informuar dhe i gatshëm për kompromise, Bühler ia doli që brenda pak kohe të arrijë atë, që shumëkush e quan „historike“. Me profesion inxhinier mekanik ai ia arriti që të ulë në një tryezë udhëheqësit shpirtërorë të myslimanëve shqiptarë, të ortodoksëve serbë dhe të katolikëve. Dhe ajo që është më ë mira, palët duan të takohen sërish.

Në valën e fundit të dhunës babait të martuar që ka një djalë i duhet të ndërmjetësojë mes qeverisë në Prishtinë dhe Beograd. Ndonëse në këtë situatë të komplikuar mund të ndodhej në fakt midis dy karrikeve, sepse nga të dyja palët ai konsiderohet si një partner i besueshëm bisedimesh.

Bavarezi me eksperiencë jo vetëm një ushtarak

Author Bekim Shehu DW correspondent from Kosovo DW have all right to use those photos for website Date 20.09.2010
Bühler në një konferencë shtypi në PrishtinëFotografi: DW

Për Bühler është e qartë, që mungesa e unanimitetit në botën e jashtme është një nga pengesat për një zgjidhje të qëndrueshme në Kosovë. Natyrisht që ai këtë kurrësesi nuk do ta thoshte. Ai është ushtarak dhe jo politikan. Pas një muaji përfundon afati i mandatit të tij si komandant i KFOR-it.

Sa i përket përvojës politike të bavarezit: Ai e ka fituar këtë eksperiencë në kohën që ka qenë adjutant i ministrave socialdemokratë të Mbrojtjes, Rudolf Scharping dhe Peter Struck.

Autor: Tomas Brey (dpa) / vfb

Redaktoi: Mimoza Kelmendi