1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Fushatë zgjedhore me refugjatë

16 Shkurt 2016

Më 13 mars zhvillohen zgjedhjet për parlamentet e tri landeve gjermane. Marcel Fürstenau mendon se populistët e djathtë do të fitojnë shumë vota.

https://p.dw.com/p/1Hvup
Deutschland AfD Kundgebung in Magdeburg
Fotografi: picture-alliance/dpa/P. Gercke

Publiku ka kohë që është mësuar me sulmet Horst Seehofer kundër Angela Merkelit. Nga përmbajtja kryeministri i Bavarisë dhe kryetari i CSUs-ë mund të ketë të drejtë, kur, për shembull, kritikon konfuzionin në politikën ndaj refugjatëve. Por ai shpesh gabon në tondhe me sa duket e bën këtë me qejf. Fjala "shtet i padrejtë" në lidhje me gjendjen aktuale në landet gjermane ishte pika e fundit më e ulët në marrëdhëniet pa respekt ndërmjet partive konservatore simotra.

Nëse në Bavari do të zhvilloheshin më 13 mars zgjedhjet për parlamentin e ri, shkarja e Seehoferit nuk do qe më e mirë, por më e lehtë për t'u shpjeguar: ai është i shqetësuar për të ardhmen e tij politike. Por në Bavari nuk ka zgjedhe, si në landet Baden-Württemberg, Rheinland-Pfalz dhe Sachsen-Anhalt. Seehoferi pra nuk ka nevojë domosdoshmërisht të profilizojë në kurriz të Merkelit veten dhe partinë e tij CDU. Parë nga ky këndvështim sjellja e krerëve të CSU-së ndaj kancelares ka diçka iracionale dhe pothuajse dëmtuese ndaj partisë.

Toni bëhet gjithmonë e më i ashpër, ndonjëherë marcial

Aty ku për rreth katër javë zhvillohen zgjidhet, nuk ka CSU. Kush e konsideron qëndrimin e Seehoferit të drejtë, duhet të zgjedhë për këtë arsye Alternativën për Gjermaninë (AfD) . Partia u themelua vetëm tre vjet më parë ka zgjedhur si slogan për zgjedhjet e mëparshme në lande moton e moderuar "Emigracioni ka nevojë për rregulla të qarta". Kjo në një kohë kur në Gjermani nuk kishin ardhur miliona refugjatë. Qëkurse po vijnë të tillë, gratë në krye të AfD-së, Frauke Petry dhe Beatrix von Storch shprehen se mund të imagjinojnë dhe përdorimin e armëve të zjarrit në kufi. Me këtë i afrohemi një hap më afër shtetit të padrejtë.

Kommentarfoto Marcel Fürstenau Hauptstadtstudio
Fotografi: DW/S. Eichberg

Retorika luftarake tregon në mënyrë të frikshme, se sa e acaruar, po e papajtueshme dhe ndonjëherë edhe agresive është situata tani në vend. Në mbrëmjen e zgjedhjeve të 13 marsit sipas të gjitha sondazheve mund të gëzohet vetëm AfD-ja. Për shkak se ajo do të arrijë për herë të parë të hyjë në parlamentet e landeve në Shtutgart, Mainc dhe Magdeburg - dhe ndoshta me rezultate dyshifrore. Të gjithë të tjerët janë të shqetësuar për pushtetin e tyre apo nëse do të hyjnë në parlamentin e landit.

Dallimi i liberalëve dhe i të majtëve

Liberaldemokratët (FDP) që nuk hynë për herë të parë në Bundestag në vitin 2013, mund të dështojnë në këto tre zgjedhje tek pragu i pesë për qindshit. Fakti që ata megjithatë nuk tundohen për të përdorur në çështjen e refugjatëve tone të mprehta për të fituar vota, i spikat ata pozitivisht nga konkurrentët politikë. E njëjta gjë vlen edhe për të majtët që ndoshta duhet t'i varrosin shpresat e tyre për një kryeministër të dytë. Krijimi i një aleance mes SPD, E Majta dhe ekologjistët sipas modelit të Tyringjisë mund të dështojë prej fuqizimit të AfD-së.

Në rast se do të jetë matematikisht e mundur, duhet bindur SPD-ja. Por që ajo të hyjë për herë të dytë, si një partner i vogël, në varësi të të majtëve, është e dyshimtë. Atëherë ndoshta ajo do preferojë CDU, edhe pse SPD prej muajsh është në një garë të dhimbshme me partinë e Merkelit CDU, për politikën më të keqe dhe më pak të besueshme ndaj refugjatëve.

Të gjelbrit dhe orakujt e tyre për zona të sigurta në Irak dhe Afganistan

Edhe në gjelbërit nuk po kursehen me deklarata në këtë periudhë paraelektorale. Kryebashkiaku i gjelbër i Tbingenit tha në një intervistë për revisten "Der Spiegel", se nuk është koha për politikë të tipit Pipi çorapegjata. Ndoshta ai ëndërron të marrë një ditë postin e kryeministrit të gjelbër të Baden-Wyrtembergut Winfried Kretschmann.

Palmer ka bërë edhe deklarata të tjera të çuditshme për një përfaqësues së partisë së gjelbër, si p.sh. që "në Irak dhe Afganistan jeta është e vështirë dhe sipas parametrave tanë edhe e rrezikshme", por se në Irak ka dhe "shumë rajone që nuk janë nën sundimin e "shtetit islamik" dhe se prandaj njerëzit, sipas Konventës së Gjenevës fillimisht duhet të strehohen aty. AfD duhet ta falenderojë Palmerin për këtë ndihmë në fushatën elektorale. Më mirë, ose në mënyrë më cinike këtë nuk do ta kishte formuluar as ajo vetë. Fatura do të shihet më 13 mars. Populistët e djathtë e kanë vënë që tani për t'u ftohur shampanjën për të festuar fitoren.

Ju mund të shprehni mendimin tuaj për këtë koment. Kjo na gëzon!

Deutsche Welle Marcel Fürstenau Kommentarbild ohne Mikrofon
Marcel Fürstenau redaktor dhe autor i DW për politikën dhe historinë bashkëkohore