1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kongresi i Të Gjelbërve: Në pritje të hapit të madh

18 Nëntor 2019

Të Gjelbrit për momentin nuk bëjnë shumë gabime. Ata nuk grinden, fitojnë zgjedhje dhe pushtojnë qendrën e shoqërisë. Por zgjedhjet parlamentare janë dy vjet më vonë. Në thelb shumë vonë, thotë Jens Thurau.

https://p.dw.com/p/3TCHp
Deutschland Bundesparteitag der Grünen l Annalena Baerbock und Robert Habeck
Fotografi: Reuters/L. Kuegeler

Përpara sallës së bashkisë në Bielefeld, një poster i madh paraqet përmbledhtazi atë që po bëjnë Të Gjelbrit: "Pothuajse kemi mbërritur. Por akoma jemi larg arritjes së objektivit". Pikërisht kjo është ndjesia në parti tani. Për tre ditë të Gjelbërit diskutuan, me pasion dhe të fiksuar në detaje si gjithmonë. Por pa konfliktin e hidhur mes krahëve partiakë të kohërave të mëparshme. Sepse të Gjelbrit tani duan - po të shprehemi me zhargonin e tyre - të mos rrezikojnë më për asgjë.

Pothuajse kanë mbërritur. Në mesin e shoqërisë, mund të thuash. Vlera të qëndrueshme ka pasur kjo parti në sondazhet në mbarë Gjermaninë për muaj me radhë, në nivelin 20 përqind të votave, ndonjëherë edhe më shumë. Në perëndim të vendit, në shumë qytete të mëdha të Gjelbrit ka kohë që janë parti e shumicës. Së fundi, ata fituan që me të parën zgjedhjen për kryetar bashkie në Hannover, ku socialdemokratët e SPD-së kanë qenë gjithmonë në epërsi, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Dyshja e drejtuesve Robert Habeck dhe Annalena Baerbock, të cilët janë në detyrë që nga janari i vitit 2018, u konfirmuan qartë në Bielefeld si drejtues të partisë, me rezultate mbi 90 përqind, dhe Baerbock-u madje me 97.1 përqind. Të dy u kanë dhënë vrull të ri Të Gjelbërve. Dhe jo vetëm ata, të gjithë të Gjelbrit e bëjnë të qartë: ata e dinë se që prej zgjedhjeve të ardhshme parlamentare ata ndoshta do ta bashkëqeverisin Gjermaninë, dhe këtë nuk e konsiderojnë problem për ta.

"Fillon një epokë e re"

Në Bielefeld ata nuk diskutojnë vetëm për mbrojtjen e klimës, por marrin vendime të përcaktuara qartë për strehimin dhe mbi të gjitha, për politikën ekonomike. Këtu, ish-partia antiparti shprehet qartë në mbështetje të ekonomisë së tregut, po të respektohen kufijtë socialë dhe ekologjikë. Me besim në vete ata formulojnë një fund të mundshëm të politikës së "zeros së zezë", ata janë të gatshëm të marrin borxhe për të investuar në infrastrukturë dhe në arsim. Vetëm këtë po të marrësh, kemi të bëjmë me një sfidim të qartë për partnerët e mundshëm të koalicionit, konservatorët, dy vjet para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. "Epoka e Merkelit po merr fund, fillon një e re," u thërret Robert Habeck delegatëve.

Deutschland Bundesparteitag der Grünen l Annalena Baerbock
Fotografi: Reuters/L. Kuegeler
Deutschland Bundesparteitag der Grünen l Robert Habeck
Fotografi: picture-alliance/dpa/G. Kirchner
Thurau Jens Kommentarbild App
Jens Thurau

Ne jemi të pranishëm, jemi përgatitur, dëshirojmë, mund të thuash me pak fjalë. Pothuajse kanë mbërritur, por ende jo te objektivi. Pothuajse në çdo fjalim, në çdo diskutim, bëhet e qartë: Të Gjelbërit e dinë se sa shpejt mund të përfundojë euforia. Ata e kanë bashkëqeverisur njëherë Gjermaninë në vitet 1998 deri 2005, dhe u është dashur të përjetojnë përvoja të dhimbshme me realitetin, veçanërisht kur përfshirja e Bundeswehrit në misionin e luftës në Kosovë pothuajse e copëtoi partinë. Kohët kanë ndryshuar, në atë kohë të Gjelbrit mezi arrinin dhjetë përqind të votave, sot ata janë dy herë më të fortë. Megjithatë, pas triumfit në zgjedhjet evropiane me mbi 20 përqind në maj, zgjedhjet në tre lande të Gjermanisë Lindore ishin më shumë një hap pas. Të Gjelbërit vazhdojnë të mbeten më shumë një parti perëndimore.
 

Mesi i shoqërisë

Ndoshta ndryshimi më i madh me kohën kur Të Gjelbrit bashkëqeverisnin, dhe me sot është se të Gjelbrit tani në mënyrë të natyrshme e shohin veten në mes të shoqërisë. Për temën e ekstremizmit të djathtë dhe antisemitizmit Habeck thërret në sallë: "Ne jemi mbrojtësit e kushtetutës!" Një fjali që më parë do të shkaktonte trazira në kongreset e Të Gjelbërve. Po, të Gjelbrit mbrojnë Kushtetutën, shoqërinë e hapur, ekonominë sociale të tregut. Ata ndihen si avokatë për shumicën dërrmuese në vend, e cila edhe shqetësohet për demokracinë, kohezionin dhe gjithashtu për klimën. Por jo vetëm për të.

Më e mira për të Gjelbrit do të ishte që zgjedhjet në Gjermani të mbaheshin tani. Por nuk është kështu. Dhe kjo është arsyeja për moton: ruaj nerva të qeta, mos bëj gabime, që të korrësh ndoshta më pas (mbase) fryte të mëdha.

Jens Thurau me kostum dhe kravatë duke parë në objektiv
Jens Thurau korrespondent politik i specializuar në politikën e mjedisit dhe klimës@JensThurau