1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Liria e shtypit - Humbja e vetëkuptueshmërisë

25 Gusht 2018

Pengimi hapur i punës së gazetarëve të ZDF-së në Drezden është skandaloz, po aq sa edhe ajo që ndodh gati çdo ditë. Gjermania demokratike duhet të ngrejë zërin, por ende nuk ka shenja për këtë, mendon Jens Thurau.

https://p.dw.com/p/33iHZ
Cottbus Britta Hilpert Reporterin Pegida Demo
Fotografi: Screenshot ZDF

Eshtë bërë ndrkohë në Gjermani pothuajse një turinë, që saksonët të nënçmohen si populli i së shkuarës dhe me orientim të djathtë. Padyshim një klishe trashanike kjo. Por në disa aspkete ata ia vështirësojnë situatën landit të tyre shtet. Aty shkoi një ekip xhirimi i kanalit të dyt ëteleviziv të Gjermanisë, ZDF, për të raportuar rreth vizitës së kancelares para një jave në Drezden. Gazetarët bëjnë punën e tyre dhe filmojnë një demonstratë të lëvizjes së djathtë Pegida kundër Angela Merkelit. Nga radhët e demonstruesve gazetarët i fyejnë ("shtypi i mashtrimeve!), e kjo nuk i shqetëson aspak policët që qendrojnë aty pranë. Por më pas policët aktivizohen. Kundër gazetarëve. Një demonstrues me zë të lartë u kërkon nëpunësve të policisë që të ndërhyjnë kundër punonjësve të ZDF-së. E kjo më pas kështu ndodh. Nëpunësit nuk kanë gjë tjetër më të mrië për të bërë veçse të kontrollojnë dokumentat e gazetarëve - plot 45 minuta zgjati kjo.

Thurau Jens Kommentarbild App
Jens Thurau

"Vetëm policët kanë mbajtur qendrim serioz"

Më tej: kryeministri i landit Kretschmer, si edhe kancelarja të dybntë CDU-së nxitojnë të deklarojnë, se vetëm policia ka mbajtur qendrim serioz në këtë lojë. E vetëm një javë pas këtij pengimi evident të punës së lirisë së shtypit qeveria e landit komunikon në mënyrë lapidare, se demonstruesi që ka ngacmuar gazetarët është - mbahuni fort: një punonjës i zyrës së kriminalistikës së landit, por sërish ky lajm nuk është për t'u habitur.

Ndërkohë që në Saksoni e diku tjetër në Gjermani vetëkuptueshmëria e demokracisë rrezikshëmrisht po devijon, kjo në fakt nuk përbën më lajm. E më e keqja është që nuk ka asnjë masë mbrojtëse nga pala zyrtare. Gazetarët janë armiq, e jo garantues të një të drejte themelore - kështu mendon Pegida, e me sa duket kështu mendon edhe kryeministri. Kur ai thotë, se vetëm policia ka vepruar me "seriozitet", me këtë nënkupton pra që ekipi i ZDF-së nuk ka qenë serioz. Në materialin filmik të kolegëve në fakt shihet, se si gazetarët kërcënohen hapur prej pjesëmarrësve të tjerë në demonstratë. Për këtë nuk ka asnjë koment nga qeveria e landit.

Natyrisht Kretschmer dhe kolegët e tij veprojnë të nxitur thjeshtë nga frika. Në zgjedhjet për Bundestagun vjeshtën e kaluar, partia populiste e djathtë "Alternativa për Gjermaninë" (AfD) në Saksoni doli më e fortë se partia kristiandemokrate në pushtet. Vitin e ardhshëm në Saksoni do të ketë zgjedhje për qeverinë e landit - do të jetë shumë e vështirë që të krijohet një qeveri e re kundër AfD-së. Ekstremizmi i djathtë, ksenofobia dhe botëkuptimi antidemokratik janë të përhapura shumë në të gjitha shtresat e popullsisë. E me sa po duket edhe nëpër autoritetet e landit.

Kush e mbështet shtypin?

Edhe në Republikën Federale gazetarët me mundim gjejnë mbështetje. Të paktën ministrja e Drejtësisë, socialdemokratja Katarina Barley i cilësoi ngjarjet në Drezden si "shqetësuese". Ndërsa policia në Saksoni këto ditë do të takohet me të dërguarit e ZDF-së, për t'i sqaruar gjërat. Çithçka mirë e bukur deri këtu. Por kjo për gazetarët nuk sjell gjë, në një kohë që rast të tilla si në Drezden po shtohen gjithnjë e më shumë.

Që raportimi i lirë dhe i papenguar është një tipar thelbësor i demokracisë - kjo vetëkuptueshmëri u ka humbur shumë vetëve. Tek qytetarët e idninjuar që i turren shtypit, por edhe tek shumë të tjerë që janë përgjegjës në autoritetet e vendit, në ministri e në polici.E kjo tani për tani kështu do të mbetet, derisa masa e heshtur në Gjermani, për të cilën me optimizëm mund të mendosh, se e vlerëson lart raportimin e lirë, më në fund të ngrejë zërin dhe t'ua mbyllë gojën atyre që i kundërvihen shtypit të lirë. Ose edhe kancelarja mund ta bëjë këtë. Por (për fat të keq) tani për tani ende nuk pritet të ndodhë një gjë e tillë.

Jens Thurau me kostum dhe kravatë duke parë në objektiv
Jens Thurau korrespondent politik i specializuar në politikën e mjedisit dhe klimës@JensThurau