Komisioni i të Drejtave të Njeriut të Asamblesë së OKB-së në Nju Jork ka kritikuar Birman, Korenë e Veriut dhe Iranin
21 Nëntor 2007Reklamë
Komisioni i të Drejtave të Njeriut të Asamblesë së OKB-së në Nju Jork ka kritikuar Birman, Korenë e Veriut dhe Iranin. Në një deklaratë, ky organ dënoi dhunën e qeverisë ushtarake birmaneze kundër demonstruesve paqësorë. Koreja e Veriut u kritikua për shkelje sistematike të të drejtave të njeriut. Shumë i shqetësuar u tregua komisioni për shkeljet në Iran. Në këtë vend përdoren tortura si dhe dënime poshtëruese, si fshikëllimi me kamzhik dhe prerja e pjesëve të trupit, u bë e ditur. Një kërkesë e Iranit, për të mos debatuar për lutjen e paraqitur nga shtetet perëndimore, u hodh poshtë me një shumicë të vogël votash.