1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konferenca e së ardhmes: Bashkimi Europian pyet qytetarët

11 Maj 2021

Për një vit qytetarët e Bashkimit Europian do shprehin mendimin e tyre, kurse politikanët premtojnë t'i dëgjojnë. Por çfarë do të bëhet realitet nga këto ide? Eksperimenti me "konferencën e së ardhmes" në BE ka filluar.

https://p.dw.com/p/3tCEn
Eröffnung der Konferenz zur Zukunft Europas
Hapja e konferencës për të ardhmen e EuropësFotografi: Philipp von Ditfurth/dpa/picture alliance

Presidenti francez, Emmanuel Macron e sheh veten si babain e "konferencës për të ardhmen e Europës". Këtë shans ai nuk e la t'i ikë, megjithë pandeminë, Macron e hapi personalisht konferencën në ndërtesën gati bosh të Parlamentit Europian në Strasburg. Macron dhe tre institucionet e BE, Parlamenti Europian, Komisioni Europian dhe Këshilli i BE, përfaqësia e 27 vendeve anëtare duan t'i japin më shumë jetë idesë demokratike të Europës. Sfidat për BE ishin të mëdha që para pandemisë, tani ato janë ashpërsuar edhe më tej.  Megjithatë "Europa ka mbetur e bashkuar në krizë", tha Macron në fjalën e hapjes. Edhe fushata e vaksinimit ka funksionuar. "Ne kemi shpëtuar jetë. Për këtë duhet të jemi krenarë." Megjithatë në pika kyçe doli në pah, se Europa ka nevojë për më shumë kompetenca. Duhet të shtrojmë pyetjen, si do të duket BE pas dhjetë vjetësh?

Eröffnung der Konferenz zur Zukunft Europas - Emmanuel Macron
Fotografi: Philipp von Ditfurth/dpa/picture alliance

Fillim i vështirë

Që në fjalimin e tij në Universitetin e Sorbonës, Macron ka kërkuar rilindjen e Europës dhe një "Europë sovrane", që "mbron" qytetarët e saj si nga ana ekonomike edhe ushtarake. Në fund të vitit 2019 Franca dhe Gjermania ranë dakord për një "konferencë të së ardhmes"- Njerëzit do duhej të pyeteshin që në pranverën e vitit të kaluar, po pandemia e bllokoi projektin. Por jo vetëm. Edhe një grindje mes PE dhe Komisionit Europian se si duhej proceduar me një konferencë të tillë e vonoi zbatimin. Së fundmi institucionet ranë dakord se si duhej të organizohej kjo konferencë, e cilat seanca plenare apo forume qytetarësh do merrnin pjesë. "Por akoma nuk është e qartë, se si do të përcaktohen në fund rezultatet dhe si do të vihen në jetë", kritikon Sophia Russack nga Instituti për Studimet e Politikave Europiane, "Center for European Policy Studies" (CEPS) në Bruksel.

"Ushtrim i demokracisë"

Për shkak se politikanet e politikanët aktivë në Bruksel e kryeqytetet europiane kanë nevojë për ide për reforma, do të pyeten qytetaret e qytetarët e BE që të sjellin propozimet e tyre në mënyrë aktive, shprehet komisionerja e BE, Dubravka Suica, përgjegjëse për konferencën që fillimisht do të zhvillohet online, sepse sektori që mbulon ajo mban emrin "Hov i ri për demokracinë europiane". Që nga mesi i prillit është hapur një platformë online në 24 gjuhë, ku të interesuarit mund të shprehin mendimin e tyre, dhe të organizohen me prezencë në qytete. "Ky është një ushtrim i demokracisë në një shkallë të gjerë, që nuk është bërë më parë", thotë Surica. "Njerëzit mund të na mbështesin me ide."

Symbolbild Europawahl
Fotografi: picture-alliance/AP Photo/F. Seco

Propozimet që mund të ofrohen online për çdo temë vlerësohen rregullisht. Ato do t'i paraqiten më pas paneleve përfaqësuese më qytetare e qytetarë nga të gjitha shtetet anëtare. Rezultatet do të dërgohen në seancat planeare të konferencës. Këtij plenumi i përkasin 433 vetë nga institucionet e BE, por edhe qyterarë të thjeshtë të zgjedhur. Në krye qëndron presidiumi, ku bëjnë pjesë vendet anëtare dhe europarlamentarët. Jo rastësisht kjo konferencë do të përfundojë pas një viti, kur Macron do të jetë edhe kryetar i presidencës së BE. Në mesin e fushatës zgjedhore për rizgjedhjen e tij, Macron shpreson që një hov reformash t'i sjellë mbështetje në zgjedhje, supozojnë diplomatë të Brukselit.

Një diapazon i gjerë propozimesh

Në platformën online të konferencës futureu.europa.eu deri të dielën në mbrëmje (09.05) ishin regjistruar 9200 vetë që kishin postuar më shumë se 2000 ide për reforma. Këto ide variojnë që nga ndalimi i plotë i imigrimit në Europë deri tek përfshirja e shtëpive mbretërore të BE në financim. Dialogjet dhe propozimet janë moderuar dhe përzgjedhur, thotë komisionerja Dubravka Suica. Fake News apo komentet raciste janë larguar, por nuk janë vlerësuar propozimet. Për shembull në rubrikën "Shteti ligjor" gjendet kërkesa që Komisioni Europian të ngrihet në nivel qeverie. Por aty gjendet edhe propozimi tjetër "BE është kot". Kritika drejtohej sidomos kundër presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel.

Belgien Brüssel | Symbolbild EU-Verkehrspolitik
Komisioni EuropianFotografi: picture-alliance/dpa/M. Trumpf

Sophia Russack nga Instituti "CEPS" është skeptike. Ka pasur edhe më parë pyetësorë drejtuar qytetarëve, së fundmi në vitin 2018, por dialogjet e zhvilluara atëherë "nuk i kanë interesuar askujt". Rezultatet "gati nuk janë diskutuar dhe janë harruar shpejt", thotë Russack. Eurodeputeti i Gjelbër, Daniel Freund shpreson që këtë herë të jetë ndryshe. "Pikërisht pjesëmarrja e qytetarëve të zgjedhur rastësisht mund të ndihmojë", thotë ai. Por pyetja që duhet t'i japin një përgjigje përfaqësuesit e Këshillit të BE, të Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian është: "A jemi ne vërtet të gatshëm të veprojmë mbi bazën e këtyre propozimeve? Një duzinë vendesh anëtare deri më tani janë përgjigjur me hezitim dhe refuzojnë ndryshimin e marrëveshjeve të BE që do ishin të nevojshme për ndryshimin e procedurave për shpërndarjen e posteve dhe marrjen e vendimeve

 

Bernd Riegert, me kostum dhe kravatë të kuqe, me kostum blu dhe këmishë bojëqielli.
Bernd Riegert Korrespondent nga Brukseli, me fokus te njerëzit, ngjarjet dhe politikat në BE