1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koniuktura në Evropë vazhdon të çalojë - OECD-ja publikon parashikimet mbi zhvilimin e koniukturës

14 Maj 2004

Në pikun e fazës së hopit koniuktural mbarëbotëror Gjermania dhe zona e Euro-s vazhdojnë të mbeten shqetësimi i koniukturës. Ndërsa Kina po përjeton një zhvillim të vrullshëm dhe Japonia e SHBA shkëlqejnë me një zhvillim të shëndetshëm ekonomik, zhvillimi në Evropë është shumë më i dobët nga c´pritej, nënvizoi OECD-ja në Paris duke prezantuar raportin e saj të fundit mbi perspektivën koniukturale.

https://p.dw.com/p/ArHJ
Logoja e OECD-së
Logoja e OECD-së

Kriza ka kaluar dhe hopi i zhvillimit tashmë ka hyrë në shinë. OECD-ja (organiazata për bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin) sheh më me optimizëm se cdo herë tjetër drejt së ardhmes nënvizon punonjësi i kësaj organizate Andreas Vërger: "Ne konstatojmë, se rigjenerimi i ekonomisë po ecën më fuqishëm dhe në mënyrë më të qëndrueshme nga sa e kishim parashikuar. Tashmë të gjithë i kanë hipur ashensorit, i cili është në ngjitje", nënvizon zoti Vëger.

Zhvillimi në Azi po ecën me ritme të stuhishme, thotë ekonomisti i OECD-së me seli në Paris. Kina po i tejkalon parametrat, Japonia e ka marrë veten mirë dhe hopi në SHBA ka nisur të ndjehet edhe në tregjet e punës. Ajo që ka mbetur prapa është Evropa. Kjo megjithatë po calon për të kapur ritmet e të tjerëve, madje sipas OECD-së rruga për t´iu afruar këtyre rritmeve është e gjatë, ndaj Banka Qendrore Evropiane duhet të reagojë. Andreas Vërger argumenton: "Për Evropën OECD-ja e sheh mëse të justifikueshme uljen e mëtejshme të interesave të referencës. Pra në projektet tona ne kemi kalkuluar 50 pika bazë për uljen e ineteresave gjatë periudhës së pranverës."

Interesat e ulëta duhet të influnecojnë në stabilizimin e zhvillimit, vecanërisht në Gjermani. Këtu OECD-ja parashikon një rritje ekonomike me 1,1% dhe vitin e ardhshëm vetëm 2%. Ndonëse kjo është disi më shumë se në të kaluarën, është megjithatë një kuotë e ulët zhvillimi, për të përmirësuar afatshpejtë tregun e punës, nënvizon eksperti gjerman Ekerhard Vurcel: "Ne mendojmë, se shkurtimet e vendeve të punës do të vazhdojnë ndjeshëm gjatë vitit 2004."

Duke filluar nga viti 2005 numri i të punësuarve do të rritet edhe në Gjermani. OECD-ja e ndjek me shumë skepticizëm debatin që po zhvillohet në Gjermani lidhur me rrugën e duhur që duhet të ndjekë politika ekonomike dhe financiare. Pavarësisht nga përpjekjet që po bëhen për nxitjen e konsumit që ka mbetur në vendnumëro në Gjermani si dhe për rritjen e të ardhurave nga tatimet një problem i vazhdueshëm do të jetë sipas OECD-së fakti, që deficiti i Gjermanisë edhe gjatë dy viteve të ardhëshme do të mbetet mbi kuotën e 3% të përcaktuar në kriteret e stabilitetit financiar të vendeve të BE-së në marrëveshjen e Mastrihtit.