1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Waffen Kontrolle UN

16 Korrik 2011

Tregëtia ndërkombëtare me armë ka qenë deri tani e parregulluar pavarësisht nëse flitet për tregtinë me tanke, armë, anije apo municione. Tani është duke u menduar për të arritur një marrëveshje ndërkombëtare

https://p.dw.com/p/11wd8
Tregtia e armëve në botë
Tregtia e armëve në botëFotografi: DW/AP

Pas gjashtë vitesh bisedime të vështira duket sikur komuniteti ndërkombëtar ka arritur një sukses të vogël për marrëveshjen ndërkombëtare të armëve. Anëtarët e Komisionit të Kombeve të Bashkuara për çarmatimin ranë dakord ditën e premte (15.7.) në Nju Jork për të prezantuar vitin e ardhshëm një dokument i cili duhet të nënshkruhet nga vendet anëtare.

Thelbi i këtij dokumenti është të sigurojë që të mos shiten armë të cilat do të përdoren për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe për shkeljen e të drejtës ndërkombëtare. Më e rëndësishmja është që marrëveshja të jetë e detyrueshme dhe e gjithanshme, duke përfshirë importin, eksportin dhe transferimin e të gjitha armëve konvencionale. Deri tani kanë ekzistuar ligje ndërkombëtare për armët atomike, por jo për armët konvencionale.

Kina SHBA- rivalë
Kina SHBA- rivalë

Tanku gjerman

Megjithatë nuk është e sigurt se eksporti i 200 tankeve gjermanë në Arabi Saudite, do të mund të pengohej nga një pakt i tillë. Edhe mënyra e dhënies së lejes, e bërë pa zhurmë para pushimeve të verës, nuk tregon transparencë të madhe, ndërkohë që transparenca është kushti bazë për marrëveshjet ndërkombëtare të armëve.

Tregtia e planifikuar e tankeve prestigjozë gjermanë ka shkaktuar në Gjermani një debat të ashpër për kufizimet kombëtare të armatimeve. Në raportin aktual të armatimit të qeverisë gjermane thuhet: „Për të gjitha kërkesat për të marrë lejen për eksportin e armëve, vendoset në çdo rast më vete pas një vlerësimi të kujdesshëm të argumentave të politikës së jashtme, të sigurisë dhe të të drejtave të njeriut." Në fakt në të përfshihen të gjitha kriteret që vlejnë për marrëveshjet ndërkombëtare.

Biznes fitimprurës


Jo vetëm Gjermania, edhe vende të tjera eksportuese të armëve si Franca, Britania e Madhe apo Italia duhet të plotësojnë kriteret e tregtitë së armëve. Kështu për shembull Britania e Madhe i ka shitur ndër të tjera armë të vogla, kanistra karburanti dhe automjete të vogla të armatosura shteteve si Libia, Bahrejni, Jemeni, Siria dhe Arabia Saudite, lexohet në një raport të parlamentit britanik të muajit prill. Për Francën dhe Italinë nuk ekzistojnë njoftime të tilla. Thënë shkurt, megjithë ligjet kombëtare për eksportin e armëve dhe megjithë rregullat e vendosura në nivel evropian për eksportin e armëve, armët vazhdojnë të shiten shpesh sipas kriterit të interesave ekonomike.

Autore: Helle Jeppesen/ Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti