Korrupsion në veri të Europës & Debate mbi marrëdhëniet BE-SHBA & "Deutschland-Alumni"- rrjet social interneti
12 Nëntor 2010Organizata ndërkombëtare Transparency International publikon çdo vit një raport për korrupsionin në botë. Në vend të parë janë ato vende, në të cilat dyshohet se ka pak ose aspak korrupsion, në vendet e fundit kryesisht të ashtuquajturat vende në zhvillim me normat më të larta të korrupsionit. Por cilat janë arsyet që disa vende mesa duket nuk kanë fare korrupsion. A mos vallë në ato vende ka forma korrupsioni të cilat Transparency nuk mund t'i hetojë me metodat e veta të matjes? Albrecht Breitschuh jep përgjigje.
Javën e ardhshme, përfaqësues të BE dhe të SHBA do të takohen në një takim të nivelit të lartë në kuadër të takimit të NATO-s në Lisbonë. Në pranverë, një takim me presidentin Barak Obama dështoi, sepse Obama nuk mori pjesë. Të mërkurën, në Parlamentin Evropian u zhvillua një debat për gjendjen e marrëdhënieve transatlantike. Kristof Haselbah përmbledh:
Të gjithë ata persona të cilët kanë bërë kualifikime në afate kohore të ndryshme, kanë punuar, studiuar apo kanë realizuar kërkime shkencore në Gjermani ekziston një rrjet i posaçëm social në internet. "Deutschland-Alumni" është një akses praktik për më shumë se 20 mijë përdorues nga 179 vende të botës. Ditët e fundit në këtë portal është themeluar dhe një grup i ri quajtur Albanien –Alumni, si një dritare virtuale për mijëra shqiptarë, të cilët gjatë dy dekadave të fundit kanë qënë në Gjermani dhe janë të interesuar për kontakte dhe informacion të mëtejshëm në ndihmë të drejtëpërdrejtë të zhvillimit të tyre personal dhe profesional. Arben Muka nga Tirana me hollësitë
Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi