Koshat e plehrave inteligjentë
16 Gusht 2013Rritja e përdorimit të pajisjeve elektronike në vitet e fundit mund të shihet qartë në vendgrumbullimet e plehrave. Sipas llogaritjeve në gjithë botën gjenerohen rreth 50 milionë tonë mbetje elektronike çdo vit, nga të cilat 20 vetëm në Europë. Një kompani italiane është duke provuar se si mund të zgjidhë problemin e mbledhjes, depozitmit dhe riciklimi të tyre.
Identis Weee, një projekt me vlerë 3.5 milion euro i mbështetur nga BE, u zhvillua nga Hera Group dhe Ecolight Consortium në Itali, dhe Fondacioni Ecolum në Spanjë. Qëllimi ishte të dyfishohej grumbullimi i telefonave celularë, lojrave elektronike, kompjuterave dhe pajisjeve të tjera. Pjesë e projektit janë edhe koshat e plehrave inteligjentë, në mënyrë që i gjithë procesi të bëhet më i lehtë.
Verë e zgjuar
Prototipët e koshave inteligjentë janë vendosur në disa pika strategjike në rajonin e Emilia Romanjës dhe do të funksionojnë deri në fund të verës. Në qytetin kryesor Bolonja dhe qytete të tjera të mëdhenj, koshat janë vendosur pranë qendrave tregtare apo vendparkimeve të makinave. Ndërsa në qytetet e vogla janë vënë në afërsi të koshave ku hidhen materialet e tjera të riciklueshme si letra, plastika dhe xhami.
Sipas një studimi të fundit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, çdo vit vetëm 10% e 50 milionë tonë mbetjeve riciklohet. Në vitin 2012 Italia mblodhi 240,000 tonë mbetje elektronike, afërsisht 4 kilogramë për person. Rajoni i Emilja Romanja ishte rajoni i tretë më i madh me më shumë se 23 mijë tonë ose 5-6 kilogramë për person. Por sërish 70% e këtyre lloj mbetjeve mbetet e pambledhur.
Mbledhja e mbetjeve
Rreth 19,000 familjeve u është dhënë një kartë speciale magnetike gjatë fazës së provës, por koshat inteligjentë më pas mund të hapen edhe me kartën e sigurimeve shëndetësore. Për të përdorur koshat, përdoruesi duhet të mbajë kartën në një vend specifik dhe më pas një zë kompjuterik jep instruksione. Paolo Paoli, i cili është përgjegjës për anën teknike të projektit thotë se sistemi është shumë i thjeshtë. "Pas identifikimit, përdoruesi duhet të tregojë se çfarë lloj pajisje ka dorëzuar dhe më pas hapet kapaku", shpjegon Paoli explained. Në këtë mënyrë mësohen të dhëna demografike për përdoruesit dhe llojin e mbetjeve që ata gjenerojnë.
Koshat janë të lidhur gjithashtu me internetin dhe gjithçka regjistrohet menjëherë në një databazë kompjuterike.
Impakti social dhe mjedisor
Projekti ka si synim të parandalojë problemet në mjedis dhe me shëndetin, të shkaktuara nga përbërësit e rrezikshëm të pajisjeve elektronike. Paoli thotë se koshat inteligjentë mund të sjellin një ndryshim të madh.
Sipas tij impakti do të ndihej në të gjithë botën. Pavarësisht se BE ka një ligj, rreth 75% ose 8 milionë tonë mbetje elektronike nga Europa transportohen në rajonet në zhvillim, ku ka rregullime të qarta ligjore për mbetjet elektronike dhe format e tjera të mbetjeve.
Një benefit tjetër nga mbledhja e këtyre mbetjeve është edhe mbledhja e materialeve si argjendi dhe ari, që mund të merren dhe ripërdoren në pajisje të reja. Shumë rrjete dyqanesh botërore janë duke marrë pjesë në projekte si Media World dhe IKEA. Qytetarët që çojnë mbetjet e tyre elektronike në këto dyqne do të marrin një kupon që mund ta shpenzojnë më pas në këto dyqane.