Kosovë: Komandanti i KFOR takohet me Presidentin e vendit
4 Shtator 2006Komandanti i ri i forcave paqerujatëse gjenerali gjerman Roland Kater, tha se trupat paqeruajtëse nën komandën e tij do të angazhohen maksimalisht që të krijojnë një ambient të qëndrueshëm, sidomos në këtë fazë të zgjidhjes së statusit të Kosovës. Pas një takimi që zhvilloi me presidentin e Kosovës, komandanti i KFOR-it tha se, një situatë stabile dhe e qëndrueshme është në interes të të gjith qytetarëve të Kosovës, pa dallim përkatësie etnike.
"Unë në detyrën time shoh përpara shumë sfida por, në të njëjtën kohë unë do të punoj ngushtë me udhëheqësit politik dhe të gjith qyterarët e Kosovës në mënyrë që të krijojmë një ambient të qëndrueshëm," tha gjenerali Roland Katër.
Ai tha se ka përvoja të mira në Kosovë edhe më parë kur ishte komandant i trupave gjermane dhe shpreson se këtë pervojë do ta përjetojë edhe tash në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të KFOR-it.
Në të njëjtën linjë shprehet edhe presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, i cili tha se përparësi e gjerenalit gjerman Roland Kater, është se ai njeh shumë mirë zhvillimet në Kosovë.
Autoritet ushtarake të KFOR-it ndërkaq janë shprehur se, në fund të vitit do të merret në vendim për të ardhmën e Kosovës dhe ata dëshirojnë që ky vendim të pranohet nga të gjith qytetarët e Kosovës dhe të mos shkaktohet ndonjë situatë e pakëndshme që mund të kërcënojë paqen në Kosovë. Megjithatë ata konfirmojnë se në pjesën veriore të Kosovës ka struktura paralele ushtarake. Forcat paqerujatëse janë urdhëruar që të patrullojnë në këtë pjesë të Kosovës dhe të parandalojnë c’farëdo aktiviteti ilegal që mund të shkaktojë tensione në këtë rajon.
Sidoqoftë, në pjesën veriore të Kosovës ka kohë që janë dërguar trupa shtesë në mesin e tyre edhe disa qindra ushtarë gjermanë për të shtuar masat e sigurisë dhe për të kontrolluar kufijtë në këtë pjesë të Kosovës.
Autoritetet ndërkombëtare thonë se gjendja e sigurisë në Kosovën veriore tash për tash është e qetë, mirëpo ata akoma vazhdojnë të mbajnë të mbyllur urën qëndrore që ndan qyetin e Mitrovicës në dy pjesë për të shmangur mundësinë e ndonjë incidenti ndëretnik. Ura do të hapet thonë autoritet atëherë kur forcat paqeruajtëse
dhe policia ndërkombëtare të konsiderojnë se gjendja e sigurisë në Kosovën veriore është e qëndrueshme.