1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosova- temë debati në Potsdam

Deutsche Welle30 Maj 2007

Ministrat e jashtëm të shtatë vendeve më të industrializuara dhe Rusisë janë mbledhur sot në Potsdam

https://p.dw.com/p/AqVh
Ministrat e jashtëm të vendeve të G8-s sot më 30 maj në Pocdam
Ministrat e jashtëm të vendeve të G8-s sot më 30 maj në PocdamFotografi: AP

Prej paradites së ditës së sotme ministrat e jashtëm të 8 vendeve të të ashtuquajturit grupi G8 janë mbledhur në Kështjellën Cecilien-Hof në Postdam. Në to bëjnë pjesë vendet më të industrializuara dhe Rusia.

Në Potsdam sot janë paraqitur pikëpamje të ndryshme përsa i përket statusit të Kosovës. Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov përsëriti qëndrimin rus se statusi i Kosovës nuk mund të vendoset nga Këshilli i Sigurimit kundër dëshirës së njërës palë.“ E nevojshme është që të dyja palët të kenë kohën e duhur në dispozicion deri sa të merren vendimet. Ky nuk është rasti i parë ku bisedimet zgjasin.“ Edhe Beogradi i cili refuzon pavarësinë e propozuar nga Ahtisari duhet të bjerë dakord.

Me gjithë kërkesat e perëndimit Rusia vazhdon të refuzojë marrjen e vendimit për Kosovën.„Fati i Serbisë, fatri i Kosovës nuk duhet të vendoset në Potsdam, as në New York, ose formate të tjera, por në bisedime midis të dy palëve, përsëriti sot ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov . Kështu Lavrovi refuzon kërkesën e kolegut gjerman Frank-Valter Shtajnmajer për të lëshuar pe. „Pa vendimet e Këshillit të sigurimit nuk mund të bëjmë përparime në Ballkanin perëndimor dhe Kosovë, thotë Steinmajer.

„Ajo që na duhet neve nuk është këmbëngulja e njëanshme e Rusisë, Ne kemi nevojë për të gjetur një mirëkuptim se si duhet të vazhdojë procesi në Këshillin e Sigurimit“, tha Steinmajer, i cili shpreson që palës ruse kjo t’i bëhet e qartë“. Shtajnmajerit ju desh të theksonte se „pikëpamjet e vendeve të G-8-s nuk janë sa duhet afër njëra tjetrës“.

Nga delegacionet që morën pjesë në takimin e sotëm diskutimi për Kosovën u cilësua si i hapur, intensiv dhe serioz. Të gjitha palët duhet të vazhdojnë bisedimet për të gjetur zgjidhjen e përbashkët“.

Midis të gjithë anëtarëve duhet të vazhdojë të ruhet vendosmëria. Që do të thotë se asnjë nga vendet anëtare të G8-s, Gjermania, Franca, Britania e madhe, Italia, Japonia, Kanadaja, SHBA dhe Rusia nuk do të njohin hë për hë pavarësinë e Kosovës.

Në rend të ditës në takimin që po zhvillohet në kuadër të përgatitjeve të samitit të G-8 janë konflikti atomik me Iranin, gjendja e krizave në Lindjen e Mesme, Darfur dhe Afganistan deri tek mbrojtja e klimës. Në konsultime për një kohë do të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të Afganistanit dhe Pakistanit.

Lidhur me shqetësimin për Lindjen e Mesme: Ministrat ndanë së bashku shqetësimin për gjendjen e sigurisë atje. Nga udhëheqja palestineze pritet ndalimi i dhunës dhe ndalimi i goditjes me raketa kundër Izraelit. Ministrat përkrahin procesin e bisedimeve midis kryem. Izraelit Olmert dhe presidentit palestinez Abaz.

Temë tjetër në takim ishte edhe Libani. Atje duhet zbatuar rezoluta e OKB për stabilizimin e gjendjes, u shprehën ministrat që përkrahin qeverine demokratike libaneze. Bllokada poliitke duhet kapërcyer me bisedime.

Një temë shumë e rëndësishme që ministrat bisedojnë është e drejta e shteteve. Që me fillimin e takimit u lëshua një deklaratë e përbashkët, për të theksuar rëndësinë e të drejtës shtetërore për ekonominë transnacionale, dhe si një element për shuarjen e konflikteve, pra të strategjisë “post-konfliktuale”. Në pjesën e dytë të takimit specialistë, përfaqësues nga shoqëria civile dhe aktorët ndërkombëtarë do të flasin më konkretisht.

Mbasdite ministrat e jashtëm të Pakistanit dhe Afganistanit do marrin pjesë në bisedime. Bëhet fjalë për sigurimin e kufijve, zgjidhjen e problematikës së refugjatëve dhe ndërtimin e rajoneve kufitare.

Takimi i ministrave të jashtëm në Kështjellën Cecilienhof në Pocdam, bëhet në një kështjellë me sfond historik. Në verë të vitit 1945 aleatët morrën vendime për Gjermaninë e pasluftës dhe nënshkruan marrëveshjen e Potsdamit,

Takimi i ministrave të jashtëm në Pocdam përgatit takimin e nivelit të lartë të G8- nga 6 deri 8 qershor në Hailigendam (Heiligendamm), një vend bregdetar në Detin e veriut.