1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Krijohet banka e vendeve të Amerikës së Jugut

9 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/Bo57

Shtatë vende të Amerikës Jugore kanë rënë dakord për krijimin e një banke të përbashkët për zhvillim. Marrëveshjen nënshkruan në Rio de Janeiro përfaqësuesit e Brazilit, Argjentinës, Venezuelës, Bolivisë, Ekuadorit, Paragvait dhe Uruguait. Banka duhet të mundësojë dhënien e kredive për projektet zhvillimore dhe të infrastrukturës, pa influencën e Bankës Botërore apo Fondit Monetar Ndërkombëtar. Idenë për krijimin e një banke të këtillë e ka dhënë presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez (Chavez), me qëllim pengimin e ndikimit amerikan në Amerikën Latine. Banka do të hapet zyrtarisht me tre nëntor.