Migrationskonferenz Manila
29 Tetor 2008Kriza financiare ndërkombëtare sipas vlerësimit të sindikatave bën që të mbyllen miliona vende pune në vendet në zhvillim dhe nga ky shkak numri i migrantëve dhe i punëtorëve ilegalë do të shtohet shumë. Në kuadër të konferencës për migracionin dhe zhvillimin në Manila presidente e shoqatës ndërkombëtare të sindikatave, Sharan Burrov (Burrow)përmendi pasojat e krizës financiare aziatike para rreth 10 vjetësh. Mund të pritet tha ajo, që migrantët e punës në vendet në zhvillim do të preken shumë nga kriza aktuale. Ajo mendon, se mund të mbyllen deri në 20 milionë vende pune për migrantët: "Në lidhje me krizën globale financiare shumë vende kanë bërë të ditur, se do të kufizojnë marrjen e fuqisë së huaj të punës. Nga kjo nuk preken vetëm punëtoret e ndërtimit, por edhe gratë e punësuara për pastrim apo kujdesje për të sëmurët. Ata janë të parët që dërgohen në shtëpi dhe atje janë të prekur nga papunësia dhe nga varfëria."
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun (Ban Ki Moon) u bëri thirrje shteteve të cilat punësojnë punëtorë migrantë. që të mbrojnë të drejtat njërëzore dhe të punës të këtij grupi njerëzisht. Ban Ki Mun: "Do të ishte naive të besoje, se kriza aktuale financiare nuk do të kishte pasoja te njerëzit që migrojnë mes vendeve apo me sjelljen e shoqërisë ndaj migrantëve në mesin e tyre. Vala e migracionit të punës ka rënë. Në disa raste konstatojmë një fuqizim të migracionit nga ata vende, që janë prekur nga kriza, sidomos në fushtat e ndërtimi dhe të turizmit, ku janë të punësuar shumica e punëtorëve migrantë."
Shqetësim për programet humanitare të OKB-së
Në Manila, ku deri të enjten (30.10.) zhvillohet konferenca për migracionin dhe zhvillimin, demonstrojnë qindra vetë për mbrojtjen e punëtorëve migrantë. Kristofer Ng (Christopher Ng), i rrjetit të sindikatave ndërkombëtare kritikoi faktin, që në konferencën e migracionit nuk do të përcaktohen masa të detyrueshme për mbrojtjen e punëtorëve migrantë.
"Punëtorët migrantë janë njerëz dhe duhen trajtuar si të tillë. Ata gëzojnë të drejta të njeriut dhe të punës dhe ne si sindikata këmbëngulim, që në mbarë botën të krijohen dhe të respektohen rregullat, ligjet dhe mekanizmat përkatëse."
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon tha, se është shumë i shqetësuar për pasojat e mundshme të krizës financiare tek programet humanitare të OKB-së. Sekretari i përgjitshëm i OKB-së u bëri apel shteteve të industrializuara, të mbajnë premtimet e tyre të ndihmave dhe të ndihmojnë vendet në zhvillim që të arrijnë synimet e mileniumit për luftimin e varfërisë.