1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kriza po zhduk artizanët në Itali

Nancy Greenleese /Amarildo Topi21 Qershor 2013

Italia është e njohur për artizanët e saj. Ata krijojnë objekte unike me dorë, në një kohë kur tregu është i pushtuar nga prodhimet në seri. Por këta artizanë janë drejt zhdukjes.

https://p.dw.com/p/18tdA
Fotografi: Luigi Fraboni

Italianët edhe pse janë në krizë për vende punë, nuk janë duke vazhduar të mësojnë artizanatet. Giuliano Ricchi punon në lagjen Oltrarno të Firences, ku artizanët kanë krijuar punimet e tyre prej metali mjeshtërisht për shekuj me radhë.

Ai tani është 66 vjeç, por filloi të punonte rreth gjysem shekulli me parë, në dyqanin që ka edhe sot dhe që mban ende emrin e pronarit të parë, Carlo Cecchi. Ricchi ishte 15 vjeç. "Menjëherë fillova të punoj në tavolinë duke prerë metalin me një sharrë speciale. Me kalimin e kohës mësova edhe ti jepja formën e duhur. Ishte një shkollë e vërtetë."

Pothuajse të gjithë djemtë e rinj në punishtet e Firences nuk paguheshin në atë kohë, pavarësisht se punonin me orë të gjata. Me gjasa ata do të bëhehshin artistë. Ricchi mori dyqanin e Cecchi-t kur ky i fundit vdiq. Por sot historia është ndryshe. "Askush nuk merr e përsipër dyqanin", thotë Ricchi.

Bildergalerie Made in Italy
Giuliano Ricchi tregon një nga punimet e tijFotografi: DWN.Greenleese

Sidoqoftë afërsisht 40% e të rinjve në Itali janë të papunë, sipas shifrave të qeverisë. Ndërsa kjo shifër është 50 % në jug të Italisë. Sot të rinjtë kërkojnë profesione që do t'i çojnë të punojnë në një zyrë e nuk duan profesionet artizanale. Madje edhe vajza e tij, ka vendosur të ndjekë një rrugë tjetër dhe jo atë të artizanes.

Në kërkim të artizanatit

Dyqanet artizanale janë duke mbyllur qepenat pothuajse në gjithë Firencen, qytetin e Mikelanxhelos, Da Vinçit dhe Bruneleskit. Sot të rinjtë fiorentinë nuk mund të ndjekin hapat e paraardhësve të tyre. Praktikat nuk janë të mundura dhe universitet nuk ofrojnë trajnime të tilla.

Bildergalerie Made in Italy
Negar Azhar Azari ka studiuar 9 vite për krijimin e objekteve të çmuaraFotografi: Simone Pierroti

Negar Azhar Azari, e lindur në Firence nga prindër iranianë, shpreson të bëhet një artizane, por thotë se në fillim ishte shumë e vështirë për të gjetur një dyqan ku mund të merrte profesionin. Për shkak të krizës përgjigjia ishte gjithmonë jo. Një kompani udhëtimesh, Context Travel, po mundohet të mbajë gjallë traditën duke financuar praktika pune për të rinjtë. Përmes saj Negar pati mundësinë të punojë për gjashtë javë në dyqanin e Giuliano Ricchi-t.

Stilistët vs. rrobaqepësve

Në Akademinë e Kombëtare të Rrobaqepësve në Romë, tre studentë janë duke mësuar si të qepin një xhaketë. Ata janë duke mësuar këtë profesion në të njëjtën mënyrë se si kanë mësuar paraardhësit e tyre që prej vitit 1575 në shkollën e themeluar nga Papa Gregori i 13-të. Për shekuj, italianët, madje edhe të pasurit, çonin për riparim rrobat e tyre të preferuara ose krijonin veshje elegante

"Ky është imazhi i një europiani, por ne jemi duke e çuar drejt zhdukjes dhe një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë. Pas stilit italian, qëndron interesi i kompanive, interesi ekonomik. Prandaj unë them që ne duhet të bëhemi lider të mësimit të rrobaqepsisë", thotë Presidenti i Akademisë Mario Napolitano.

Akademia do të zhvillojë një kurs tre vjeçar por kjo është e pamundur për shkak të shkurtimeve në buxhet të qeverisë. Përveç kësaj ekziston edhe rreziku nga sitilistët. Studenti Federico De Peppo pranon se atij i pëlqejnë shumë stilimet e Tom Ford dhe Giorgio Armani. "Unë nuk dua të punoj si artizan, por planifikoj të bëhem stilist", thtoë De Peppo.

Bildergalerie Made in Italy
Punime të Negar Azhar AzariFotografi: Simone Pierroti

"Arti i rrobaqepsisë është neglizhuar. Unë mbaj mend që në fillim të viteve 80', në pasarelat e modës në Romë, organizatorët na thonin se nuk duhet të kritikonim stilistët. Por kjo është një gjë e gabuar në kurriz të rrobaqepësve", thotë Napolitano.

Stilstët kanë famë dhe para, por tani ata janë në krizë sepse nuk ka mjaftueshëm rrobaqepës profesionistë për të qepur stilimet e tyre të shtrenjta.

Mafia në kuzhinë

Më në jug, në Palermo, Siçili, Francesco D'Aloisi, punon ende në furrën e tij të bukës të quajtur Il Fornaio. 70-vjeçari filloi të punonte kur ishte vetëm 9 vjeç, duke u ngritur herët në mengjes për të shpërndarë bukën.

Bildergalerie Made in Italy
70-vjeçari Francesco D’Aloisi në furrë e tijFotografi: Luigi Fraboni

Sot ai është i bindur se arti i kulinarisë së tij është duke vdekur. Familjet italiane nuk duan të shpenzojnë më për bukë të veçanta dhe blejnë ato të thjeshta që gjenden në raftet e supermarketeve. Sipas shifrave zyrtare përdorimi i bukës është rritur me 30 % në 5 vitet e fundit në Siçili.

Arizanët siçilianë, si D'Aloisi, nuk luftojnë kundrjet një shoqërie gjithnjë e më shumë globale, por edhe kundër krimit të organizuar. "Ne morem një telefonatë kërcënuese, që na "sugjeronte" të mos prodhonim disa produkte të caktuara për të ndihmuar disa kompani në pronë të organizatave kriminale", thotë Michele, menaxheri i furrës.

Vetëm një shaka?

"Unë e mora si një shaka, por në tre të mëngjesit me telefonuan zjarrfikësit për të më thënë se furra ishte në flakë. Ishte e tmerrshme. Ata nuk dogjën vetëm furrën, por u përpooqën t'i vininzjarrin edhe shtëpisë", vazhdon rrëfimin Michele.

Il Fornaio denoncoi Mafiozët dhe u bashkua me grupin anti-mafia Addiopizzo. Rreht 800 biznese kanë nënshkruar një marrveshje për t'i thënë jo mafias. Kjo është e rrezikshme, por një masë e mirë për të mos u dhënë mafiozëve fitimin e tyre të vogël. Sidoqoftë themeluesi Francesco D'Aloisi është i bindur se furrat do të zhduken sëshpejti, por nuk thotë të njëjtën gjë nipi i tij. "Të rinjtë si djali im, do të bëjnë më mirë se brezi im", thotë nipi i tij Michele.

Bildergalerie Made in Italy
Tre brezat e familjes D’AloisiFotografi: Luigi Fraboni