Kthehet në burgim të përjetshem denimi me vdekje i infermiereve bullgare në Libi
18 Korrik 2007Reklamë
Këshilli i lartë i drejtësisë në Libi ka kthyer në burgim të përjetshëm dënimin me vdekje të pesë infermiereve bullgare dhe një mjeku palestinez. Ministri i jashtem libian Abdel Rahman Shalkam tha, se qeveria e tij është e gatshme, të dorezojë të dënuarit. Të gjashtë të fajësuarit mbahen në Libi që prej vitit 1999. Ata akuzohen se kanë infektuar me qëllim 400 fëmijë libianë me virusin e SIDA-s. Kjo është kundërshtuar nga ekspertë të paanshëm. Ata i shpjeguan infektimet me mungesen e higjienës. Vendimi i gjykatës u muar pas rënies dakord me familjet e fëmijeve të prekur. Familjet morën dëmshpërblim një milion dollare amerikanë për çdo fëmijë të sëmurë. Bullgaria i ofroi Libisë faljen e një pjese të borxheve.