1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kurti kërkon më shumë ushtarë të NATO-s në Kosovë

1 Janar 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkon rritjen e pranisë ushtarake të NATO-s në Kosovë. Sipas tij në veri ishin parë dhe mercenarë të grupit rus "Wagner".

https://p.dw.com/p/4LcP1
Albin Kurti
Albin KurtiFotografi: Vudi Xhymshiti/VX/picture alliance

Për shkak të tensioneve me Serbinëkryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kërkon rritjen e pranisë ushtarake të NATO-s në Kosovë. Në një deklaratë për gazetën gjermane "Welt", Kurti tha se rritja e ushtarëve dhe e pajisjeve ushtarake të NATO-s në Kosovë do të përmirësojë sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

"Aktualisht Kosova i ka rritur shpenzimet e saj të mbrojtjes dhe numrin e ushtarëve. Rritja e numrit të ushtarëve të forcave paqeruajtëse KFOR të NATO-s do të mbështesë përpjekjet tona në fushën e mbrojtjes", tha Kurti.

Barrikada në veri të Kosovës
Barrikada në veri të Kosovës Fotografi: Vudi Xhymshiti/AA/picture alliance

Kurti tha se ngritja e barrikadave në veri të Kosovës dhe prania aty e personave të maskuar dhe e njerëzve që në uniformat e tyre mbajnë emblemat e mercenarëve të grupit rus "Wagner" dhe klubit nacionalist rus të motoristëve "Ujqërit e Natës" si dhe përqendrimi i ushtarëve serbë përgjatë kufirit të Kosovës, tregojnë nevojën për ushtarë shtesë të NATO-s.

KFOR-i është përgjegjës për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë
KFOR-i është përgjegjës për sigurinë dhe stabilitetin në KosovëFotografi: Vjosa Cerkini/DW

KFOR-i është përgjegjës për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë që nga viti 1999. Sipas mandatit të Bundestagut në misionin në Kosovë mund të vazhdojnë të marrin pjesë deri në 400 ushtarë gjermanë. Aktualisht në Kosovë ka vetëm rreth 70 ushtarë të Bundeswehrit. KFOR-i aktualisht përbëhet nga 3.800 vetë nga 28 vende.

Jetë me barrikada në veriun e Kosovës