Lajcak shkarkon në Bosnjë-Hercegovinë 35 policë nga detyra
11 Korrik 2007Reklamë
Sarajevë: I dërguari ndërkombëtar për Bosnjë-Hercegovinën Mirosllav Lajcak, ka pezulluar nga detyra 35 policë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995. Në mesin e të larguarve është dhe numri dy i policisë në Republikën Serbe të Bosnjës. Lajcak e ka marrë detyrën e të dërguarit ndërkombëtar për Bosnjë-Hercegovinën më 2 korrik.