Lajçak, përfaqësuesi i lartë i BE-së në Bosnjë-Hercegovinë
19 Qershor 2007Reklamë
Luksemburg: Shefat e diplomacive të Bashkimit Evropian e kanë emëruar diplomatin sllovak Mirosllav Lajçak në postin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së në Bosnjë e Hercegovinë me mandat deri më 29 shkurt, 2008. Lajçak do zëvendësojë në këtë detyrë përfaqësuesin e deritashëm Kristian Schwartz-Schilling, mandati i të cilit skadon më 1 korrik.