Lirohet pas 155 ditësh gjermanja e rrëmbyer në Irak
11 Korrik 2007
Berlin: Gjermanja 62 vjeçare Hannelore Krause, e cila u morr peng së bashku me djalin e saj në fillim të shkurtit në Irak, është liruar përsëri. Sipas ministrit të jashtëm gjerman Frank Valter Steinmeier, ajo është liruar dje pasdite dhe ndodhet nën mbrojtjen e ambasadës gjermane në Bagdat. "Për zonjën Krause, mori pas 155 ditësh fund pengmarrja. Ajo ndodhet prej pasditës së djeshme në liri dhe tani ndodhet nën përkujdesjen e ambasadës sonë në Bagdat", tha Steinmeier.
Të dhëna të tjera të hollësishme për lirimin e saj nuk u dhanë, ndërkohë, që djali i saj, Sinan, është ende në duart e rrëmbyesve.Hanelore Krause dhe djali i saj, që jetonin prej vitesh në Irak, u rrëmbyen në shtëpine e tyre në Bagdat më 6 shkurt. Kidnapuesit kishin kërcënuar në dy mesazhe, të dhëna përmes videove,me vrasjen e tyre, nëse Gjermania nuk tërheq ushtarët e Bundesvehrit nga Afganistani.