1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lojrat Paralimpike kthehen në vendin e origjinës

Ronny Blaschke / Esat Ahmeti28 Gusht 2012

Mbi 4200 atletë nga 166 vende marrin pjesë në Lojërat Paralimpike në Londër. Pas më shumë se 60 vitesh Lojërat Paralimpike kthehen në vendin e tyre të origjinës. Themelues ishte një neurolog gjerman.

https://p.dw.com/p/15y6i
Claire Lomasndez flakën e Lojërave Paralimpike Trafalgar Square në Londër, 24 gusht, 2012
Fotografi: dapd

Nuk është ekzagjerim të përshkruash Eva Löffler si kujtesë të Lojrave Paralimpike. "Unë ndihem shumë e lidhur me Lëvizjen", tha kryetarja e fshatit Paralimpik në Londër. Löffler ka talent për të treguar barcoleta dhe për këtë arsye ajo u emërua ambasadore, për të kaluarën dhe të ardhmen. Ndërsa përshëndeste ekipet kombëtare ajo mund të pyetej sidomos për babain e saj, Sir Ludwig Guttmann, paraprijësin e Lojrave Paralimpike. "Po të ishte sot në mesin tonë në Londër ai do të ishte tepër krenar", tha Löffler gjatë një prezantimi. "Ëndrra e tij është realizuar."

Të mërkurën (29.08.2012) fillojnë Lojrat e 14-ta Paralimpike Verore, garat botërore për atletët me aftësi të kufizuara. Në njëzet kategori sportive mbahen 503 gara, me 4200 atletë nga 166 vende. Nga Gjermania 150 atletë udhëtojnë për në Londër. Britanikët duan një festë të madhe sportive me rekorde të reja por gjithashtu ata duan të gjejnë kohë edhe për të kujtuar historinë e këtyre lojrave sepse pas më shumë se gjashtëdhjetë vjetësh Lojrat Paralimpike kthehen sërish në vendin e tyre të origjinës. Kështu dalim sërish tek hsitoria e Eva Löffler.

Handbike - Norbert Mosandl
Handbike - Norbert MosandlFotografi: picture-alliance/dpa

Jo më të mbyllur por në mesin e njerëzve

Neurokirurgu gjerman Ludwig Guttmann, djali i i një gastronomi hebre, gjatë natës së pogromit më 9 nëntor të vitit 1938, u ofroi strehë 60 hebrenjëve në një klinikë në Breslau. "Kur erdhi Gestapoja, babai im kishte shpikur nga një sëmundje për secilin", tha Löffler për BBC. Në 1939 Guttmann u arratis për në Angli, me gruan e tij, dy fëmijët dhe dyzet marka në xhep. Në qytetin e vogël Stoke Mandeville në veriperëndim të Londrës, ai ngriti i ngarkuar nga qeveria britanike një qendër për njerëzit e dëmtuar në shtyllën kurrizore.

"Guttmann e kuptoi shpejt se sfidat fizike janë shumë të rëndësishme për njerëzit me aftësi të kufizuara", thotë Rickie Burman, drejtoreshë e Muzeut hebraik në Londër. Muzeu në lagjen Camden Town i dedikon Guttmanit një ekspozitë mjekësore me fotografi mbresëlënëse: Në vjeshtën e vitit 1944, Guttmann u takua në korridorin e spitalit të tij me pacientë të cilët po lëviznin nëpër dysheme në karriget e tyre me rrota dhe po godisnin me shkopinj një si top të shtypur. Guttmann filloi të luajë me ta duke krijuar kështu një lojë të re: Karroca-Polo.

Premierë me hark dhe shigjetë

Pastaj shpejt shumë pacientë filluan të merren me sport. Lëvizjet forconin sistemin e tyre të imunitetit dhe vetëbësimin. Në korrik të vitit 1948, kur në Londër u zhvilluan Lojrat Olipmike, Guttman-i organizoi paralelisht lojrat e para sportive për njerëzit që lëvizin në karrocë: Në spitalin e Stoke Mandaville 16 veteranë të luftës që ndodheshin në karrocë u ndeshën me njëri tjetrin në gjuatje me hark. "Si hebre babai im e ndjente veten shumë të lidhur me pakicat e tjera", thotë Eva Löffler. Si një vajzë 11 vjeçare ajo kishte ndihmuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e garave sportive: ajo përgatiste harqet dhe mblidhte topat e tenisit.

Maskotët e Lojërave Paralimpike Londër 2012, Wenlock dhe Mandeville
Maskotët e Lojërave Paralimpike Londër 2012, Wenlock dhe MandevilleFotografi: Getty Images

"Guttmann kishte një vizion, në të clin edhe sot ka shumë njerëz që nuk besojnë: se sporti mund të bashkojë njerëzit me aftësi të kufizuara nga e gjithë bota". Chris Holmes flet me respekt të madh për Guttmannin. Ish notari është një prej paralimpikëve më të suksesshëm të historisë britanike, ndërsa tani ai është përgjegjës për planifikim në Komitetin Organizativ në Londër. "Ne duam të nderojmë në veçanti trashëgiminë", thotë ai.

Për herë të parë nën një ombrellë organizative

Që atëherë Lojrat e Stoke Mandaville zhvillohen çdo vit. Shijen e lojrave olimpike sportistët me aftësi të kufizuara e përjetojnë për herë të parë pas vitit 1960. Në Romë u zhvilluan në atë vit për herë të parë "Lojra botërore të njerëzve të paralizuar".

Në lojrat pasuese morën pjesë jo vetëm sportistët që lëvizin me karrocë, por edhe sportistët e verbër, sportistë me amputacione si dhe atletë me dëmtime sensomotorike. Fillimet ishin me luhatje. Vështirësi kishte kryesisht në financimin e lojrave, sepse askush nuk i sponsorizonte ato.

Kështu për shembull në vitin 1984 sportistët me aftësi të kufizuara u përjashtuan nga lojërat në Long Island, USA pak para fillimit të tyre. Argumentimi zyrtar ishte se ndërtesat e vendit të organizimit të lojrave nuk ishin të përshtatshme për njerëzit që lëvizin me karroca. Lojrave dimërore të zhvilluara në të njëjtin vit iu desh të luftonin me probleme të ngjashme. Qyteti i Sarajevës nuk mendonte se ishte në gjendje të krijonte mundësi për sportistët paralimpikë.

Megjithë pengesat e tilla lojrat për njerëzit me aftësi të kufizuara organizohen në mënyrë gjithnjë e më profesionale. Në lojrat e Seulit u përdor për herë të parë koncepti i Lojrave Paralimpike. „Në parim ato janë të njëjtat me Lojrat Olimpike. Më parë ka patur burime informuese që thonin se ato ekzistonin si lojra paraplegjike, pra të të paralizuarve dhe olimpike, por meqenëse ato zhvillohen paralelisht me Lojrat Olimpike, është rënë dakord që paralelisht ato të quhen kështu.“

Lojrat Paralimpike thyejnë rekorde të reja: deri tani janë shitur 2.2 nga 2.5 milionë bileta në dispozicion. 6000 gazetarë raportojnë për këto lojra, të gjithë 55 sponsorët e lojrave olimpike mbështesin edhe lojrat paralimpike.

Ludwig Guttmann vdiq në vitin 1980. Ai u kishte shpëtuar jetën shumë veteranëve të luftës. Disa javë më parë në afërsi të Mandeville Stoke u inagurua një statujë bronzi e tij. "Ngjashmëria është mahnitëse", thotë vajza e tij Eva Löffler.