Luftime të ashpëra në Irak - vriten të paktën 25 njerëz
23 Gusht 2007Reklamë
Bagdat: Si pasojë e luftimeve të ashpra në mes të militantëve sunitë dhe ekstremistëve të Al Kaidës në Irak janë vrarë të paktën 25 njerëz, bëri të ditur policia . Dëshimtarë okularë njoftuan se rreth 200 persona të armatosur janë futur duke e gdhirë dita e sotme në dy fshatra dhe ekzekutuan tre të rinj dhe imamin e xhamisë. Pas sulmit kanë filluar përleshjet mes dy palëve të armiqësuara.