Made in Italy? Jo për shumë kohë
Italia është e njohur për artizanët e saj. Ata krijojnë kryevepra me duart e tyre në një kohë kur shumë produkte prodhohen në masë. Por këta artizanë dhe punët e tyre gradualisht po zhduken.
Made in Italy? Jo për shumë kohë
Italia është e njohur për artizanët e saj. Ata krijojnë kryevepra me duart e tyre në një kohë kur shumë produkte prodhohen në masë. Por këta artizanë dhe punët e tyre gradualisht po zhduken. 34 vjeçarjes Negar Azhar Azari iu mbyllën shumë dyer derisa më në fund ajo gjeti një mundësi për të mësuar se si krijoheshin bizhuteritë.
Aftësi që zhduken
Negar Azhar Azari tregon punimet e saj të bëra në Firence me mjetet e quajtura "bollini". Ajo mësoi shumë teknika gjatë kohës që qëndroi në dyqanin e mjeshtrit Giuliano Ricchi dhe ajo është kreanre që merr pjesë në një traditë mijra vjeçare. Por duhet më shumë mbështetje nga shteti apo sektori privat, për të rinjtë që duan të ndjekin gjurmët e Azarias.
Tradita që vdesin
Një makineri në dyqanin e Giuliano Ricchi-t stampon format e bëra me dorë në pllaka bronzi. Këto pllaka më pas mund të shndërrohen në kuti zbukurimi, mbajtëse kartash biznesi ose objekte të tjera të vogla e elgante. Fatkeqesisht Ricchi është një nga të paktët italianë që bën një gjë të tillë, sepse të rinjtë nuk mësojnë më.
Rrobaqepësia
Këto gërshërë janë 40 vjeçare dhe janë një mjet shumë i rëndësishëm për rrobaqepësen Paola Gueli. Ajo e trashëgoi këtë zanat nga babai i saj, që dikur kishte 30 punëtorë. Në vitin 1850 kur babai i saj nisi karrierën e tij, Italia ishte shtëpia e katër milionë rrobaqepësve. Kjo shifër sot ka zbritur në 700 mijë duke e vënë në rrezik trashëgiminë italiane.
E ardhme e paqartë
Pavarësisht se Paola Gueli dhe babai i saj kanë një eksperiencë të gjatë në rrobaqepësi, e ardhmja mbetet e paqartë. Sot një në pesë vende pune në rrobaqepësi mbetet i paplotësuar edhe pse papunësia është në nivele rekord. Shumë të rinj që studiojnë për rrobaqepësi ëndërrojnë të bëhën stilistë të famshëm dhe jo rrobaqepës të thjeshtë.
Humbja e prekjes
"Italia do të humbasë duar të arta. Të miat janë të vogla, por të mëdha gjithashtu. Fatkeqësisht ne nuk vlerësohemi. Në të vërtetë injorohemi", thotë Paola Gueli. Sipas saj shteti dhe shoqatat e artizanëve nuk japin ndihma për rrobaqepësit. Duart e saj qepin rrobat me një finesë të tillë që nuk mund ta bëjnë shumë makina qepjeje.
Bukëpjekësit
Bukëpjekja konsiderohet si artizanat, por artizanëve në Siçili veç preokupimit që kanë për ruajtjen e artizanatit të tyre në zhdukje u duhet të merren edhe me mafian. Pasi familja D'Aloisi nuk pranoi të bjerë pre e presioneve në shenjë hakmarrjeje mafiozët ia dogjën dyqanin.
Rriten fitimet?
Në furrën Il Fornaio, Michele D’Aloisi përzien me kujdes çdo përbërës të brumit. Furrat po mbyllen në Siçili për shkak të krizës dhe presionit të mafias. Por bukëpjekësit kanë shpresë se njerëzit do t'i pëlqejnë bukët e tyre dhe do të blejnë sërish tek ta e jo në supermarkete.