1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mafia përfiton prej subvencioneve të Brukselit - Problemet e Belgjikës me trigjuhësinë

4 Gusht 2008

Subvencionet e Brukselit nuk shkojnë tek ata që kanë nevojë Vetëm rreth 10 përqind e belgëve janë bilingualë

https://p.dw.com/p/Eq9O

Kalabria është një shembull i mirë për të treguar se subvencionet që vë në dispozicion Brukseli nuk shkojnë tek ata që kanë nevojë. Prej subvensioneve që Brukseli livron vit për vit në Italinë e Jugut përfiton mafia dhe ndrángheta. Kirstin Hausen

Që nga viti 1994 Belgjika është e ndarë në tri rajone dhe në tri hapësira gjuhësore: në Flandri flitet hollandisht, në Valoni frengjisht dhe në rajonin e kryeqytetit Bruksel kryqëzohen të dyja gjuhët. Flamanët përbëjnë më tepër se gjysmën e popullatës së përgjithshme, valonët janë pothuajse një e treta. Vetëm rreth 10 përqind e belgëve konsiderohet të jenë bilingualë. Një ndjenjë e përbashkët si komb belg mungon në Belgjikë. Përkundrazi: ka vite që në Belgjikë zhvillohet një debat i ashpër për këtë çështje. Praktikisht pothuajse gjatë marrjes së secilit vendim zënka për gjuhën luan rolin e saj dhe ka bllokuar deri tani shumë reforma të nevojshme për vendin. Po cili është mendimi i qytetarëve në Brukselin bilingual? Anke Hagedorn