1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbikqyrësit e së drejtës evropiane

Dafne Grathwohl / Vilma Filaj-Ballvora5 Dhjetor 2012

Gjykata Evropiane në Luksemburg është përgjegjëse për interpretimin e së drejtës evropiane. Ajo verifikon nëse organet e BE-së dhe vendet anëtare i përmbahen këtij legjislacioni. Një detyrë jo e lehtë kjo!

https://p.dw.com/p/16vnW
Das Foto vom Donnerstag (26.01.2012) zeigt die beiden Türme des Europäischen Gerichtshofs in Luxemburg. Foto: Thomas Frey dpa/lrs
Europäischer Gerichtshof LuxemburgFotografi: picture-alliance/dpa

Heshtja e zhytjes në punë mbizotëron korridoreve të gjykatës, dosjet janë stivë nëpër raftet e librave në zyrat me fasada qelqi. Në Gjykatën Evropiane punojnë 27 gjyqtarë - një për secilin vend anëtar - me ekipin e vet të punonjësve. Ata janë vendosur në godinën e shtrirë në hapësirë të gjykatës, ku ndodhen edhe sallat e gjyqit dhe ato të konsultave si dhe biblioteka.

Përmes së ashtuquajturës kërkesa për një vendim paraprak një gjykatë kombëtare i kërkon Gjykatës Evropiane që të interpretojë të drejtën e BE-së. Pothuajse më shumë se gjysma e rreth 600 çështjeve ligjore, që depozitohen çdo vit në Luksemburg, i nënshtrohen kësaj procedure. Gjermania është në këtë drejtim mjaft aktive: Nga mëse 6.300 procese të shqyrtuara qysh nga viti 1952, një e katërta e rasteve kanë qenë nga Gjermania.

Juristi grek Vassilios Skouris është prej më shumë se dhjetë vjetësh gjyqtar në Gjykatën Evropiane në Luksmeburg dhe qysh nga 2003 president i gjykatës. "Raporti i legjislacionit të BE-së me atë të legjislacionit kombëtar është mjaft i komplikuar", thotë Skouris."Legjislacioni evropian ka prioritet, ky është tipari më i rëndësishëm. Ai ndikon drejtpërdrejt në vendet anëtare, duke u shndërruar në një farë mënyre edhe në të drejtë kombëtare, gjë që do të thotë, se vendet anëtare duhet të ndryshojnë legjislacionin e tyre, për t'iu përshtatur së drejtës së komunitetit."

Luxemburg Stadt, Kirchberg-Plateau, Europa-Viertel, europäischer Gerichtshof, Luxembourg town, Europe quarter, European court of justice
Fotografi: picture-alliance/dpa

Jo gjithkujt mund t'i japësh të drejtë

Këtu zë fill kritika ndaj Gjykatës së Luksemburgut: Shpesh kritikohet, që Gjykata Evropiane ndërhyn tej mase në legjislacionin kombëtar. Egils Levits, jurist nga Letonia me përvojë të gjatë ndërkombëtare si gjyqtar dhe diplomat, e neutralizon këtë kritikë: Për aq kohë sa gjykata nga njëra palë kritikohet si superaktive, dhe nga një palë tjetër si një gjykatë jo aktive, kritika është e ekuilibruar.

"Këshilli Evropian, është në fakt organi legjislativ i unionit, pra përfaqësuesit e 27 qeverive formulojnë ligjet", sqaron Levits. Ky është fillimisht një proces politik dhe është relativisht e vështirë, si në çdo legjislativ, që të arrish në një rezultat politik. Shpesh arrihen vetëm kompromise. "Dhe ky rregull evropian, që arrihet me kompromise, ndoshta nuk është identik me një rregull, që do të ishte formuluar nga një forcë politike. Si rrjedhojë ka paqartësi dhe hapësira interpretimi të rregullit të vendosur, i cili duhet zbatuar. Eshtë pikërisht Gjykata Evropiane, ajo që ka për detyrë t'i shmangë këto paqartësi dhe hapësira."

Besimi duhet, por kontrolli është më mirë

Gjykata Evropiane në Luksemburg verifikon edhe nëse vendet anëtare u përgjigjen detyrimevetë tyre ndaj së drejtës së BE-së. Proceset për shkeljet e marrëveshjeve, rastet më të shpeshta këto për gjykatën, iniciohen kryesisht prej Komisionit të BE-së, por ndonjëherë edhe nga një vend tjetër anëtar. Nëse konstatohet një shkelje marrëveshjeje dhe ajo nuk rikuperohet, gjykata mund të vendosë sanksione financiare. Spanja, Italia dhe Luksemburgu janë shtetet, të cilat janë dënuar më shpesh në vitin 2008.

Edhe organet e BE-së verifikohen nga Gjykata Evropiane: veprimet e tyre mund të shfuqizohen, nëse to përbëjnë shkelje të së drejtës së BE-së.

t) Rafael Garcia-Valdez (2nd left) Koenraad Lenaerts (2nd right) and Marc Jaeger (right). The judges were expected to rule Wednesday whether record fines imposed by the EC against Europe's major cement producers five and a half years ago were justified. They were fined for allegedly operating a price-fixing cartel. (AP Photo)
Fotografi: AP

Vendimet e Gjykatës Evropiane

Vendimet vetëm në raste të veçanta merren në plenum nga të 27 gjyqtarët. Qëkurse Vassilios Skouris është president i gjykatës (2003), kjo ka ndodhur vetëm një herë, e ai nuk ka dëshirë të flasë për këtë. "Kjo ishte e detyrueshme. Ishte një proces kundër një ish-komisareje: Rasti Cresson." Sipas marrëveshjeve të themelimit të gjykatës plenumi mund të dënojë në një farë mënyre një komisare. Në rastin konkret çështja ishte, që komisioni kërkonte, ta shkurtonte pensionin e komisares për shkak të abuzimit në detyrë."

Normalisht vendimet merren nga Dhoma e Madhe e Gjykatës e përbërë nga 13 gjyqtarë - ose zakonisht - gjykon dhoma e përbërë nga tre deri në pesë gjyqtarë. Në këto raste gjyqtari nga vendi anëtar, prej nga vjen çështja në shqyrtim, nuk lejohet të marrë pjesë si relator në proces.

Vendimet duhet të merren njëzëri, mendimet ndryshe nuk lejohen - siç ndodh p.sh. në rastin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Starzburg apo edhe në Gjykatën Kushtetuese në Karlsruhe në Gjermani. Kjo do të thotë, edhe që gjyqtarëve u duhet të gjejnë kompromise, të cilët të jenë të pranueshëm nga të gjithë - kjo ndonjëherë pengon gjykimin e rigoroz dhe të qartë.

Gjykime në një rrjet të dyfishtë

Në të kundërt tetë avokatët e përgjithshëm, që janë aktivë në gjykatë, përpilojnë konkluzione konkrete dhe preçize. Në konkluzionin e tyre avokatët e përgjithshëm dhe ekipet e tyre verifikojnë çështjen konkrete, bëjnë krahasimin e legjislacioneve dhe i paraqesin gjykatës konkluzionin e tyre të detajuar. Në 80 përqind të rasteve gjyqtarët ndjekin rekomandimin e avokatëve të përgjithshëm.

Që nga viti 2003 juristja gjermane Juliane Kokott është avokate e përgjithshme në Gjykatën Evropiane në Luksemburg. Ajo mendon, se nuk duhet lënë pasdore aspekti i kontrollit të dyfishtë. "Ne këtu në Luksemburg marrim vendime, të cilat kanë efekt veprues me shtrirje të gjerë, që duhet të influencojnë në 27 sisteme me legjislacion të ndryshëm dhe këto janë vendime që nuk mund të apelohen më. Në shumë raste ne vazhdojmë të jemi instanca e parë dhe e fundit. Sistemi i avokatëve në Gjykatën Evropiane garanton, që rasti të shqyrtohet dy herë rrënjësisht dhe të peshohet mirë."

Për të bërë dallimin nga gjykata është gjyqi. Dikur gjyq quhej instanca e parë - kjo u aplikua në vitin 1988 për ta lehtësuar gjykatën. Çështjet ekonomike si e drejta e tregut apo e konkurrencës janë në kompetencën e gjyqit. Këtij gjyqi mund t'i drejtohet direkt edhe një qytetar i BE-së, në rast se ai do të mbrohet nga vendimi i ndonjë organi të BE-së.