UN Habitat
23 Mars 2010Rritja e popullsisë në Azi dhe Afrikë po ndodh sidomos në qytetet e mëdha. Njerëzit körkojnë atje punë dhe një të ardhme më të mirë. Rreth 200.000 njerëz shpërngulen çdo ditë në mbarë botën në qytetet e mëdha, ky është rezultatit i raportit vjetor të insituticionit të Kombeve të Bashkuara UN-Habitat, i cili u prezantua përpara pak kohësh në Bruksel.
UN-Habitat u krijua në vitin 1978 si "United Nations Centre for Human Settelments" (UNCHS-Habitat) në Nairobi. Qxsh prej gvitit 2002 kjo qendër është kthyer në një organizatë qendrore brenda Kombeve të Bashkuara, që kujdeset për zhvillimin edhe planifikimin e qyteteve, si edhe me ndërtimin dhe vënien në dispozicion të banesave për njerëz, që jetojnë në vende në zhvillim, apo tranzicion. Aktualisht UN-Habitat po zhvillon rreth 200 programe dhge projekte në rreth 80 vende. Shumica e këtyre projekteve zhvillohen në bashkëpunim me organizata multilaterale.
Rreth gjysma e popullsisë botërore jeton ndërkohë në qytetet e mëdha.
Me pasoja të rënda. Të varfërit përpiqen të jetojnë në slums të mbipopulluar. Si për shembull në Kibera, lagjen më të madhe të të varfërve në Nairobi, në të cilën jetojnë mbi 1 milionë njerëz.
Një ndër tetë njerëz në botë jeton ndërkohë në një lagje të varfër, tregon Anna Tibuaijuka, shefja e programit UN-Habitat.
Një problem tjetër masiv i të ashtuquajturve "Mega-cities" është trafiku.
Kush ka mundësi ekonomike, blen makinë, jo vetëm sepse kështu mendon se jeton më mirë, por edhe sepse shpeshherë mungojnë mundësitë e trasportit publik. Por ky është helm për klimën: 75 përqind e përdorimit të energjisë mbarëbotërore kryhet në qytetet e mëdha.
Një tjetër problem është rritja e pakoordinuar e metropoleve.
Në rast se ky zhvillim nuk do të ndalohet, atëherë dhuna dhe kaosi do të jenë konskuencat, shprehen ekspertet e UN-Habitatit. Kriza aktuale globale ekonomike dëshmon sipas organizatës së OKB-së se tregu nuk mund të jete faktori i vetëm, që vendos zhvillimin e ardhshëm të qyteteve.
Autor: Ulrike Mast-Kirching/Sonila Sand
Redaktoi: Angjelina Verbica