Megjithë "Jo-në" irlandeze reforma e BE-së do të vazhdojë
14 Qershor 2008"Ky referendum nuk duhen parë si vendim i marrë kundër Evropës. Të dy palët theksuan gjatë zhvillimit të fushatës përparësitë që ka patur Irlanda me anëtarësimin në BE. Unë jam i bindur, se Irlanda do të vazhdojë të japë ndihmën ë saj për të ndërtuar një Evropë sa më zë fortë, dhe se Irlanda do të vazhdojë të luajë një rol aktiv në BE", tha Barroso.
Ngjashëm u shpreh edhe deputeti gjerman i Parlamentit Evropian, Jo Leinen i socialdemokratëve. Ai ka marrë pjesë si përfaqësues i parlamentit, në përpunimin e reformës dhe mendon se shumë kritika të kampit të "Jo-ve" nuk kanë të bëjnë me synimet që ka pakti reformues: "Ne e dimë si është kjo punë: të ofrosh për të votuar një Pakt reformues evropian, në një moment mbledh të gjitha problemet e botës. BE bëhet viktimë e problemeve në politikën e brendshme."
Në Bruksel sundon kudo mendimi se megjithë vendimin e marrë prej irlandezëve, Pakti reformues nuk është hedhur poshtë. Deputetët nga fraksionet e mëdha kërkojnë po ashtu si shumica e shteteve anëtare dhe Komisioni i BE-së që procesiu i ratifikimit të reformës të vazhdojë në vendet e tjera. "18 vende anëtarë e kanë ratifikuar ndërkohë Paktin e Reformimit. Vetëm një prej vendeve thotë tani "jo". Unë mendoj se ne duhev ta vazhdojmë procesin e ratifikimit dhe shefat e qeverive duhet të mendojnë njëkohësisht se si duhet të reagojnë në gjendjen aktuale."
Mundësia për këtë ofrohet javën tjetër kur kryetarët e shteteve dhe të qeverive të mblidhen në takimin e nivelit të lartë të BE-së në Bruksel.