1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Menjëherë pas largimit të të dërguarit të OKB-së Gambari junta ushtarake në Birmani vazhdon masat represive

3 Tetor 2007
https://p.dw.com/p/BmEF

Pas largimit nga vendi të të dërguarit të OKB-së Ibrahim Gambari junta ushtarake në Birmani vazhdoi politikë e saj të frikësimit ndaj popullsisë. Gjatë ditës së sotme janë arrestuar shumë njerëz, të cilët janë çuar me të paktën tetë kamionë jashtë Rangunit.
Këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut u kërkoi pushtetmbajtësve në Birmani që të mos përdorin dhunë kundër demonstruesve pjesëmarrës në protestat paqësore. Po ashtu 47 shtetet anëtare të këtij këshilli kërkuan gjatë një seance të posaçme edhe lirimin e të burgosurve politikë. Shtetet anëtare të BE-së kërkuan që junta birmaneze të dënohej edhe më ashpër, por në rezolutën e Këshillit të OKB-së për të drejtat e njeriut shprehet vetëm keqardhja e madhe për ngjarjet në Birmani. Nesër i dërguari i posaçëm i OKB-së Ibrahim Gambari do të raportojë përpara KS në Nju-Jork rreth vizitës së tij katër ditore në Birmani.