1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mjedisi në Kosovë rrezik për shëndetin e qytetarëve

Ajete Beqiraj14 Shkurt 2013

Të dhënat flasin për mijëra raste sëmundjesh si pasojë e ndotjes së mjedisit. Zgjidhja e kësaj gjendjeje nuk duket të jetë prioritet.

https://p.dw.com/p/17duu
Fotografi: DW

Kryfamiljare, bashkëshorte e nënë dhe në trajtim të vazhdueshëm mjeksor, këtij realiteti është e detyruar t'i nënshtrohet Gjyke Lushaj nga Shapteji. Problemet shëndetsore të saj zënë fill para 14 vitesh. "Vuaj nga pneumonia...Por, që prej shtatë vjetësh jam e infektuar edhe me bakterin E-Coli, nga uji i ndotur në puse sepse s´kemi ujësjellës. Trajtimi mjeksor është i vazhdueshëm, madje edhe i kushtueshëm, sepse ila؇çet duhet t'i blejmë vet." Vetëm me pagën e të shoqit ajo e ka të vështirë t'i përballojë të gjitha këto shpenzime, thotë 41 vjeçarja, nënë e tre fëmijëve.

Mjedis i pashëndetshëm për të jetuar

Ajri i ndotur, uji i kontaminuar, mbeturina vend e pa vend, lumenj të degraduar, fusha ende të pa pastruara nga mbetjet e luftës e kanë shndërruar Kosovën në një ambient të pashëndetshëm për të jetuar. Ndërsa, trajtimi mjekësor në një mjedis të tillë është përpjekje e kotë, shton Ademi, bashkeshorti i saj. "Sapo përfunduam analizat dhe gjëndja e gruas vazhdon të jetë e rëndë. I kotë është edhe trajtimi kur përsëri vazhdojmë të jetojmë në një mjedis të stërmbushur me mbeturina, me ujë të kontaminuar dhe pa infrastukturën e duhur qoftë për ujin e pijshëm, ujrat e zeza, grumbullimin apo trajtimin e mbeturinave . Dhe kjo po na kushton me humbjen e shëndetit përditë."

Opfer der verschmutzten Umwelt in Kosovo
Gjyke HalilajFotografi: DW/A. Beqiraj

Pasoja alarmante nga mjedisi i ndotur

Në fund të vitit të kaluar, Banka Botërore publikoi një raport alarmant me të dhëna mbi ndikimin e ndotjes së mjedisit ndaj shëndetit të qytetareve të Kosovës. Sipas këtij raporti vetëm në vitin 2010, nga ndotja e mjedisit në Kosovë, janë regjistruar: 835 vdekje të parakohshme, 310 raste të reja të bronkitit kronik, 22 900 raste të reja të sëmundjeve në aparaitn e frymëmarrjes tek fëmijët, 11 600 vizita emergjente në spitalet e vendit etj. Në raport gjysma e rasteve të konsiderohen se janë pasojë e ndotjes së ajrit, ndotje kjo që shkaktohet nga shfrytëzimi i qymyrit për prodhimin e energjisë elektrike. Gjysma tjetër e rasteve konsideorhen si pasojë e ndotjes së ajrit nga gazrat që emetohen prej automjetet të vjetra dhe burimet e tjera për ngrohje. Agron Bektashi, drejtor i Qendrës Rajonale të Mjedisit, në Prishtinë shprehet ngjashëm: "Edhe pse në mungesë të një kadastre të mirëfillte të ndotësve të ajrit për Kosovën, të dhënat rreth cilësisë dhe ndotjes së ajrit nuk janë të plota, dihet se cilësia e ajrit në Kosovë është në nivel jo të kënaqshëm. Si burime kryesore të ndotjes në Kosovë konsiderohen sektori i energjetikës, industria e rëndë, infrastrukutra etj. Ndërsa, ndotësit kryesor aktual janë: Korporata Energjetike e Kosovës, Ferronikeli, Kompleksi i Trepçës në Rajonin e Mitrovicës, sistemt e ngrohjes qendrore në qytetet e mëdha të Kosovës, trafiku, etj."

Bewässerungskanäle werden mit Müll gefüllt
Kanalizimet për ujitje mbushen me mbeturinaFotografi: DW

Sistemi i depozitimit të mbeturinave problematik për mjedisin

Të gjitha Kompanitë Rajonale të Mbeturinave kanë në dispozicion 189 automjete. Ndërsa, grumbullimi i mbeturinave në zonat rurale bëhet me vetëm 20-30 për qind në dallim nga zonat urbane me pothuaj 100 për qind. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH)ka bërë shpërndarjen e 3.000 kontenjerëve për grumbullimin e mbeturinave në disa komuna të Kosovës. Në riciklimin e mbeturinave veprojnë kompani të shumta të regjistruara në Minisrinë e Tregtisë dhe Industrisë, por statistikat rreth riciklimit mungojnë duke pasur parasysh se pjesa dërmuese e tyre nuk kanë pëlqim mjedisor e as licencë për menaxhim mbeturinash. Këto të dhëna sjell për DW-në Ilir Morina, shef i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë. "MMPH është përgjegjëse për krijimin e kuadrit ligjor, të strategjive dhe planeve. Ndërsa përgjegjesia e shtrirjes së rrjetit për menaxhimin e mbeturinave është kompetencë e komunave si dhe e kompanive rajonale dhe komunale, gjë që është përckatuar edhe në ligjin për përpunimin e mbeturinave", thotë z.Morina.

Opfer der verschmutzten Umwelt in Kosovo
Ilir Morina, shef i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në KosovëFotografi: DW/A. Beqiraj

Por, edhe pse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i ka përpiluar të gjitha ligjet në harmoni me standardet e aplikueshme evropiane të mjedisit duke i përqafuar politikat mjedisore sipas kërkesave të "Aquis Communitaire", zbatimi i këtyre ligjeve po has në pengesa të mëdha si rezultat i prioriteteve energjetike dhe industriale në Kosovë, thotë drejtori i REC-ut Agron Bektashi. Sipas tij "kjo e vështirëson plotësimin e standardeve të BE-së dhe njëkohësisht e zgjat afatin kohor të futjes së Kosovës në listën e shteteve, të cilat i kanë prioritet çështjet e mjedisit".