Zgjedhje presidenciale në Egjipt
16 Qershor 2012Kush do të bëhet presidenti i ri i Egjiptit? Një pyetje që është diskutuar shumë kohët e fundit nga popullsia egjiptiane. Pyetja kujt t`ia jap votën është shtruar shumë, megjithëse ajo nuk është pyetje shumë interesante. Shumë vetë vrasin mendjen kur të shkojnë sot, apo të dielën për të dhënë votën. Për idhtarët e levizjes për demokraci dhe për forcat liberale kjo pyetje nuk shtrohet. Shumë prej tyre i kanë bojkotuar zgjedhjet sepse nuk duan t`ia japin votën as kreut të Vëllazërisë Myslimane Mohammed Mursi, as Ahmed Shafiq-it, ish ushtarak dhe kryeministër i fundit i peridhës së Mubarakut.
Balotazhi është një farsë
Balotazhi është një farsë, mendojnë ata. Romani, një egjiptian i ri 26 vjeçar, nuk do t`ia japë votën islamistëve, megjithatë shkon të votojë: "Unë do ia jap votën Shafiq-it, sepse ai është i vendosur. Ky vend ka nevojë për një njeri të vendosur dhe jo një njeri të dobët. Kjo kryesisht sepse prej 18 muasj ne nuk e dimë si do të jetë fati ynë." Shpjegon i riu i krishterë, koptist. Programi i zgjedhjeve të Shafiq-it është i qartë, ai mund ta realizojë dhe do ta realizojë.
Shumë të krishterë koptist, do ia japin votën këtë fundjavë Shafiq-it, sepse ai u ka premtuar dhe se nuk i besojnë në këtë pikë kandidatit të Vëllazërisë Myslimane. Që idhtarët e Shafiq-it do ia japin votat kandidatit të tyre, nuk diskutohet, sepse ata janë të bindur prej tij.
Të tjerët nuk janë, siç nuk është për shembull një specialist i ri kompjuterash: "Unë nuk mund të zgjedhj Shafiq-in, sepse ai ka lidhje me regjimin e vjetër. Mursi është kandidati im i preferuar. Ai është shumë aktiv dhe ka bërë shumë, edhe politikisht. është e qartë që ekzistojnë edhe rezerva ndaj Vëllazërisë Myslimane dhe politikës së tij, por në të ardhmen ata mund t`i bëjmë shumë gjëra më mirë, duke dësjuar njerëzit dhe jo duke marrë vendime në favor të vetes."
Pa radikalizëm dhe fanatizëm
Përveç tyre ekziston edhe grupi i atyre janë fokusuar në zhvillimet politike dhe ekonomike të vendit. Për ndërtimin e një Egjipti të ri pa njerëz radikalë dhe pa fanatikë fetarë, siç thotë ky burrë: "Për postin e presidenetit, duhet të ketë një kandidat të mirë, por asnjëri nga dy kandidatët nuk është i tillë. Ne nuk daum që të rikthehet ajo që ka qenë. Po ashtu shumë vetë në Egjipt nuk duan që vendi të kthehet në shtet fetar, ne duam një Egjipt të moderuar dhe modern."
Një Gjykatë në Kairo vendosi dy ditë më parë që t'i shpallte zgjedhjet parlamentare të pavlefshme dhe të shpërbënte shpërbërjen e parlamentit, është e paqartë si do të venë zhvillimet në Egjipt. Nuk mendohet që Këshilli Ushtarak të japë në fund të muajit pushtetin, siç është njoftuar. Kujt t' ia kalojë pushtetin Këshilli. Vendi nuk ka ende një qeveri civile të zgjedhur. Një president të ri do të ketë pas pak ditësh, por kompetencat e tij duhet të përcaktohen nga organizmi ushtarak që është në fuqi. E paqartë është nëse do të ketë zgjedhje të reja, në mënyrë që vendi të ketë parlament. Shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje. Fundjava do të qartësojë kush do të jetë presidenti i ri i Egjiptit.