Psherëtijnë apo brohorasin gjermanët?
2 Korrik 2016Skuadra kombëtare gjermane ka mbaruar përgatitjet për ndeshjen Gjermani-Itali të shtunën (02.07). Të shtunën krahas futjes së plotë në atmosferën finale para ndeshjes me Italinë që nuk është mundur asnjëherë në ndonjë kampionat europian apo botërore nga kombëtarja gjermane, në program ishte përcaktuar edhe stërvitja e fundit. Tek skuadra gjermane vihet re një lloj tensionimi. „Në orët e fundit do të diskutohen vetëm disa detaje“, tha trajneri Joachim Löw, dhe nuk ka më gjëra për të ndryshuar .
Humbja e fundit ende dhemb: Në Kampionatin Europian 2012, 11-ja gjermane humbi me Italinë në gjysmëfinale. Para hotelit ku qëndron kombëtarja gjermane ishin mbledhur të shtunën tifozët për të mbështetur skuadrën e zemrës. Ndeshja zhvillohet në stadiumin Nouveau Stade de Bordeaux në orën 9 të mbrëmjes. Gjermania luan me veshjen klasike, fanella të bardhe dhe tutat e zeza, ndërsa italianët kanë fanellat klasike blu.