1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Një përshëndetje e fundit për Papën nga Bavaria

Bernd Riegert / Angelina Verbica27 Shkurt 2013

Një përshëndetje e fundit për Joseph Ratzinger, Papën nga Bavaria. Për këtë arsye admiruesit e tij kanë ardhur në Romë nga Gjermania. Dhe presin me padurim audiencën e fundit të përgjithshme të Benediktit të XVI.

https://p.dw.com/p/17mZh
Massenandrang auf dem Peterplatz im Vatikan zum letzten Angelus-Gebet des scheidenden Papstes. Rund 100 000 Menschen waren nach Polizeiangaben auf dem Platz, viermal mehr als üblich. Im Hintergrund der Petersdom. *** Aufgenommen 24.02.2013 Peterplatz, Vatikan, Rom, Italien. Foto: Bernd Riegert
Letztes Angelus-Gebet Papst Benedikt in RomFotografi: DW/B. Riegert

Joseph Ratzinger-it i pëlqen muzika frymore bavareze. Kështu që në fund të mandatit atë do ta përshëndesë një grup nga Traunsteini me veshje tradicionale. Jo vetëm banda me instrumente frymore, por edhe shumë bavarezë duan t'i thonë Papës servus. Ka ditë që gjithnjë e më shumë pelegrinë vërshojnë nga Gjermania në Romë. "Ne kemi me vete edhe një pankartë, ku shkruhet: "Bavaria mbetet Papë". Pra, edhe pasi të japë dorëheqjen më 28 shkurt, ai mbetet shumë, shumë i rëndësishëm për ne në Bavari", thotë Tobias Eichinger, i cili ka ardhur nga Nurembergu me shoqen e tij Cornelia. Ai kishte mbështjellë mbi supe një flamur bavarez të dielën (24.02.2013), kur Benedikti XVI tha lutjen e Engjëllit. Papa doli për 15 minuta në dritaren e dhomës së tij në pallatin apostolik në bazilikën e Shën Pjetrit.

E dashura e Eichingerit Cornelia Engelhard ka po të njëjtin pasion për Papën. Ajo thotë se është besimtare dhe të shohë Papën është për të gjithmonë diçka e veçantë. "Kur mendon, se katolikë ka në mbarë botën, por Papa vjen pikërisht nga Bavaria, ku ne kemi qenë edhe në shtëpinë e tij të lindjes, kjo është magjepsëse, diçka e veçantë", thotë Cornelia Engelhard.

Cornelia Engelhardt, Fürth, (links) und Tobias Eichinger, Nürnberg, (rechts) nehmen am letzten Angelus-Gebet des scheidenden Papstes teil. Sie sind aus Verbundenheit mit dem bayrischen Papst aus Bayern angereist. *** Aufgenommen am 24.02.2013 Petersplatz, Vatikan, Rom, Italien. Foto: Bernd Riegert DW. Alle Rechte.
Fotografi: DW/B. Riegert

Grüss Gott Papë!

Helmut Jawurek ka lidhur një flamur bavarez dy metër e gjysmë të gjerë në një shtizë. Ai e valëvit atë lart mbi kokat e pelegrinëve të tjerë në sheshin e Shën Pjetrit. Ai është shumë i sigurtë se Papa do ta shohë flamurin e Bavarisë. "Ne duam t'i themi Papës Grüss Gott me rastin e largimit të tij." Ajo, që na bashkon me Papën, është se vijmë nga e njëjta lidhje studentore katolike në Regensburg. "Aty edhe e kam njohur", thotë politikani i CSU dhe ish-deputeti i Parlamentit, Helmut Jawurek. Jawurek thotë se u trishtua pak, kur dëgjoi lajmin për abdikimin e Papës. "Dhe tani ne i themi servus, se ai nuk vjen më në Bavari."

Edhe Papa tjetër do të jetë i mrekullueshëm

Për admiruesin e Papës, Tobias Eichinger, do të ishte e mrekullueshme, sikur Joseph Ratzinger-i, si Papë në pension, të vinte përsëri, për shembull në Regensburg, për të vizituar vëllain e madh Georg. "Jo vetëm unë do ta mirëprisja një gjë të tillë. Këtë do ta mirëprisnin mijëra katolikë në Bavari. Por unë mendoj se për arsye sigurie, kjo nuk është diçka realiste." Shtatë herë Tobias Eichinger e ka përjetuar Papën bavarez. A do të jetë po aq i mrekullueshëm për të lideri i ardhshëm i katolikëve, që padyshim nuk do të ketë më origjinë nga Bavaria, apo Gjermania? "Sigurisht ne do të jemi të kënaqur edhe me Papën e ardhshëm. Besimi im qëndron, dhe nuk bie me ndryshimin e Papës. Megjithatë ne jemi krenarë që kemi Benediktin."

Përveç grupit të vogël nga Bavaria edhe një grup priftërinjsh nga Meksika nisë të këndojë në sheshin e shën Pjetrit. Dhjetëra priftërinj i bëjnë serenatë Atit të Shenjtë me kitara të vogla dhe një fizarmonikë. Me entuziazëm këndojnë edhe pelegrinët përreth. Disa murgesha lëvizin duke mbajtur ritmin. Pak metra më larg këndon një kor me të rinj francezë. Flamujt polakë dhe brazilianë valëviten dhe gjithandej shikon postera të mëdha me "Falemnderit Benedikt" në gjuhë të ndryshme. Atmosfera ndërkombëtare dhe entusiazmi në sheshin e Shën Pjetrit i duket i mrekullueshëm Maria Gretzbach-ut. "Unë jam shumë e gëzuar, që njerëzit vijnë në mënyrë kaq spontane. Duket se bashkësi të tëra kanë marrë rrugën për të ardhur këtu, që ta falendërojnë edhe një herë. Më duket gjë shumë e bukur, që populli është mbledhur këtu."

Touristen besorgen sich Papst-Souvenirs. Kurz vor der Abdankung von Papst Benedikt XVI hat eine Art Schlussverkauf begonnen. Souvenirladen im Borgo Pio, angrenzend an den Vatikan. *** Aufgenommen am 24.02.2013 in Rom, Italien. Foto: Bernd Riegert DW Alle Rechte
Fotografi: DW/B. Riegert

"Edhe unë jam mërzitur"

Maria Gretzbach vjen nga rrethinat e Mynsterit, pra jo nga Bavaria. Ajo ka me vete një flamur të madh të Gjermanisë dhe një pllakatë, që e ka pikturuar vetë, të cilën e mban lart së bashku me një shoqe. Që Papa vinte nga Gjermania, kjo ka qenë një gjë e madhe për Maria Gretzbach. Ai i ka forcuar edhe besimin. "Ne kemi dëshirë ta falenderojmë për Pontifikatin e tij, për faktin që ai ka dhënë me të vertetë jetën e tij për kishën dhe për të gjitha fjalët, që na ka thënë. I jemi mirënjohës, që na ka orientuar vazhdimisht nga Zoti, na ka folur për Zotin. Dhe që ka folur edhe për atë, se si janë njerëzit sot", thotë Maria Gretzbach. Ajo ndjehet shumë e lidhur me vendin e pelegrinazhit Heede në Emsland, siç mund të lexohet edhe në pankartën e saj. Ajo është në gjendje ta kuptojë vendimin e beftë të Benediktit XVI, për të dalë në pension. Ai është i pari Papë që prej më shumë se 700 vjetësh, që merr një vendim të tillë: "Unë fillimisht u tmerrova dhe u mërzita, më erdhi shumë keq, që ai do ta dorëzonte detyrën. Por kam ndjerë edhe një respekt të thellë për këtë vendim, sepse ai ka qenë në gjendje të vendosë vetë, se çfarë është gjendje të bëjë dhe çfarë nuk është në gjendje të bëjë."

Lutje për Papën e ardhshëm

Për Helmut Jawurek nga Neumarkt në Oberpfalz vendimi i Papës është në parim i drejtë. Helmut Jawurek do t'i qëndrojë besnik edhe Papës së ardhshëm, i cili do të zgjidhet në mars nga konklava e kardinalëve, jo shumë larg nga sheshi i Shën Pjetrit në Kapelën Sistine. "Unë jam i bindur se edhe ai do të jetë një Papë i mirë. Kisha Katolike është një kishë botërore dhe aty nacionalitetet nuk luajnë ndonjë rol të madh, më tepër një rol emocional. Dhe natyrisht ne bavarezët kemi një lidhje emocionale me Papën", thotë Jawurek. "Ne lutemi që të kemi një Papë të mirë dhe gjithçka do të vazhdojë sigurisht mirë."

Bayrische Fahne weht vor dem Apostolischen Palast, Wohnsitz des Papstes im Vatikan. Bayrische Pilger haben sich auf dem Petersplatz versammelt, um Benedikt XVI, der aus Bayern stammt, zu verabschieden. *** Aufgenommen am 24.02.2013 Petersplatz, Vatikan, Rom, Italien. Foto: Bernd Riegert DW. Alle Rechte.
Fotografi: DW/B. Riegert

Mungesa e priftërinjve në kishën katolike, afera Vatileaks, dorëheqja e një kardinali, për të cilin pretendohet se ka kryer abuzim seksual dhe të gjitha skandalet e tjera të vogla e të mëdha nuk diskutohen nga pelegrinët në sheshin e Shën Pjetrit. Këtë mund ta bëjnë më vonë në shtëpi. Ata duan të thonë të pashqetësuar "falemnderit". "Ne duam që t'i urojmë edhe një herë gjithë të mirat në rrugën e tij Atit të Shenjtë, i cili është njëri prej nesh", thotë Tobias Eichinger.

Këtë të mërkurë (27.02.2013) priten në Romë afro 200.000 pelegrinë dhe spektatorë. Prandaj bulevardi i madh ndërmjet bazilikës së Shën Pjetrit dhe Castell Sant'Angelo është bllokuar, me qëllim që të vendosen masat e njerëzve. Audienca e fundit e përgjithshme u zhvendos nga salla e zakonshme e audiencave gjatë dimrit, në sheshin e Shën Pjetrit. Prej ditësh numri i pelegrinëve në Romë vjen e shtohet. Përfaqësuesit e mediave dhe pronarët e hotelve përgatiten për koklavën e ardhshme. Të parët ngrenë kamerat, të dytët çmimet.