1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Nga vreshtaria në uzinat kimike - Landi i Rajnhard - Pfalcit

Daniel Scheschkewitz28 Korrik 2008

Në perëndim të Gjermanisë, midis lumenjve Mosel dhe Rajn (Rhein) dhe i përshkruar nga mitegebirget Ajfel (Eifel) Hunsryk (Hunsrück) dhe Pfalc Wald (Pfälzer Wald) ndodhet landi i Rajnhard - Pfalci

https://p.dw.com/p/ElJ9
Koblenc dhe "Qoshja gjermane"
Koblenc dhe "Qoshja gjermane"Fotografi: dpa

Rajon ka si karakteristikë zhvillimin e vreshtarisë dhe bujqësisë, prandaj quhet edhe vendi i hardhive dhe zhardhokëve. Zona e vreshtave Rajnesen (Rheinhessen) ka volumin më të madh të prodhimit në Gjermani dhe nxjerr çdo vit disa verëra të suksesshme. Edhe në Ahr, Mozel (Mosel) dhe Zar (Saar) prodhohet verë.

Katedralja e Spajerit (Speyer Dom)
Katedralja e Spajerit (Speyer Dom)Fotografi: picture-alliance/ dpa

Vendi i hardhive dhe zhardhokëve

Landi i Rajnhard - Pfalcit ka shumë për të ofruar, shkëmbi Loreley-Felsen në luginën e rinit të mesëm, jo vetëm që bën pjesë në trashëgiminë kulturore të Unesco-s, por është një nga pikat më të vizituara nga turistët në Gjermani. Edhe qyteti romak Trir (Trier) - njëri nga qytetet më të vjetra të Gjermanisë, Lugina e butë e Mozelit dhe Vulkaneifel-i me të dhëna interesante gjeologjike janë vende që tërheqin publikun.

Në kryqytetin e landit, Majnc, Johanes Gutenberg (Johannes Gutenberg) zbuloi para 500 vjetësh artin e të shtypurit. Katedralja në Speyer është një nga ndërtimet më mbresëlënëse ne Gjermani. Në të janë varrosur tetë kajzera dhe mbretër.

Lugina e Rinit të mesëm
Lugina e Rinit të mesëmFotografi: AP

Peisazh dhe histori tërheqëse

Megjithëse për nga struktura Landi i Rajnland - Pfalcit është kryesisht agrar, ai është edhe një vend ku ndodhen ndërmarrje të rëndësishme kimike dhe farmaceutike, si për shembull BASF në Ludwigshafen ose firma Boehringer në Ingelsheim. Në vitin 2007 BASF arriti një volum biznesi prej 57 miliardë eurosh. Boehringer është koncerni i fundit farmaceutik gjerman që i takon një familjeje.

Nëse Landi i Rajnhald - Pfalcit do të kishte ekzistuar që në shekullin e 19-të, atëherë biri më i famshëm i tij do të kishte qenë Karl Marks. Kështu që nderin si biri më i famshëm e mban ish kancelari dhe kryeministër u landit, Helmut Kohl.