1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Westerwelle në Kajro

dpa/Mimoza Kelmendi1 Gusht 2013

Qeveria gjermane luan një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet e Perëndimit me Egjiptin. Për këtë arsye vizita e ministrit të Jashtëm Guido Westerwelle në Kajro bëhet edhe më e rëndësishme.

https://p.dw.com/p/19I9J
Guido Westerwelle gjatë takimit me homologun e tij egjiptian në Kajro.Fotografi: picture-alliance/dpa

Shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerwelle është i pari ministër i Jashtëm perëndimor qysh prej ndryshimit të pushtetit para gati një muaji, që ka mbërritur në Kajro për të ndërmjetësuar në konfliktin e krijuar mes qeverisë së përkohshme dhe "Vëllazërisë myslimane". Një detyrë, e cila ka edhe përkushtimin personal të shefes së diplomacisë europiane, Catherine Ashton. Megjithatë Westerwelle mund të luajë një rol kyç. Gjatë mandatit prej 12 muajsh të presidentit islamik të rrëzuar Mursi, "Vëllazëria myslimane" kishte mundur të krijonte marrëdhënie të shkëlqyera me Berlinin, thuhet nga rradhët e islamikëve. Ka gjasa që pikërisht këto kontakte tani mund të shfrytëzohen që "Vëllazëria myslimane" të vihet në lëvizje duke marrë pjesë në procesin e transformimit të vendit. Deri tani përfaqësuesit e saj kanë kundërshtuar çdo dialog me udhëheqjen e re në Kajro.

Shefi i diplomacisë gjermane në axhendën e tij ka planifikuar një sërë takimesh duke kërkuar nga palët në konflikt që të gjejnë një zgjidhje për të bërë të mundur zhvillimin e një dialogu mes tyre. Ai do të mbështesë të dyja palët që janë të gatshme për bisedime, tha Westerwelle në kryeqytetin egjiptian. Ndërkohë në Egjipt, ithtarët e Mursit vazhdojnë protestat nëpër rrugë dhe sheshe duke u bërë sipas autoriteteve vendore „një rrezik serioz" për kombin“. Qeveria e përkohëshme egjiptiane, e mbështetur nga ushtria, ka urdhëruar policinë që t'i shpërndajë ata. Në një deklaratë të cituar në televizionin shtetëror, qeveria e përkohëshme egjiptiane njoftoi se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për t'u dhënë fund protestave që paralizojnë jetën e vendit. Anëtarët e “Vëllazërisë myslimane" edhe pas këtij njoftimi kanë vazhduar protestën duke u përleshur shpesh herë me forcat e policisë ku si pasojë ka pasur të vdekur dhe të plagosur.

Guido Westerwelle in Ägypten 31.7.2013
Guido Westerwelle në KajroFotografi: picture-alliance/dpa