1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në tetë lande gjermane ndalohet duhanit

Sonila Sand 1 Janar 2008

Duke filluar nga data 1 janar 2008 në tetë lande në Gjermani hyri në fuqi ligji për mospirjen e duhanit në klube dhe ndërtesa publike.

https://p.dw.com/p/Cioy
Ndalohet duhani!Fotografi: AP

Me fillimin e vitit 2008 në 12 nga 16 landet e Gjermanisë në vende publike dhe lokale ndalohet pirja e duhanit. Në landin e Meklenburg-Vorpommernit u aprovua një ligj shtesë për mospirjen e duhant nëpër restorante dhe klube. Në katër lande të tjera gjermane ky ligj pritet të hyjë në fuqi në verën e këtij viti.

Me ndryshimin e vitit në Bavari, Berlin, Brandenburg, Hamburg, Nordrein-Vestfali, Shlesvig-Holshtein, Bremen dhe në Saksoni duhani ndalohet menjëherë si në ndërtesa publike edhe në komplekse sportive, nëpër shkolla dhe në klinika. Pirja e duhanit ndalohet edhe nëpër lokale, klube dhe diskoteka.

Sidoqoftë në disa lande si në Nordrein-Vestfali është një vënë afat tranzitor prej 4 muajsh, periudhë kjo gjatë së cilës prija e duhanit nuk do të ndëshkohet penalisht. Por në disa lande ka ende përjashtime: Pothuajse në të gjitha lokalet lejohet pirja e duhanit në rast se ajo kryhet në një dhomë apo ambient të posaçëm për këtë.

Në fakt ligjet për mbrojtjen e mosiprësve të duhanit ekzistojnë prej disa muajsh në landet e Saksonisë së Poshtme, Baden-Vyrtenbergut dhe Hesenit. Sakosnia, Reinland-Pfalci dhe Saarlandi do të pasojnë në muajin shkurt. Tyringeni më 1 korrik.

Këto ligje të ashpra tashmë do t´i shërbejnë mbrojtjes së pirësve pasivë të duhanit, shkak ky që sjell sëmundje nga më të ndryshmet deri në vdekjeprurëse.