Në Uashington protesta kundër luftës në Irak
16 Shtator 2007Reklamë
Mijëra njerëz protestuan në Uashington kundër luftës në Irak. Protestuesit kërkuan tërheqjen e menjëhershme të forcave të armatosura amerikane nga Iraku dhe fillimin e procedurës për largim nga pushteti të presidentit amerikan Xhorxh Bush (George Bush). Në mesin e demonstrueësve kishte edhe ish-ushtarë që kanë luftuar në Irak dhe prindër të ushtarëve të vrarë atje. Që prej fillimit të invazionit amerikan në mars të vitit 2003 në Irak kanë humbur jetën 3.760 ushtarë amerikanë.