OKB: Ekonomia Europiane drejt recesionit
30 Prill 2012Papunësia vazhdon të rritet në të gjithë botën dhe do të vazhdojë të rritet edhe në të ardhmen, e ndihmuar nga politikat ekonomike të kursimit dhe reformat e tregut të punës. Kjo sipas një raporti vjetor të Kombeve të Bashkuara. Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) publikoi sot (30.04) “Raportin Botëror për Punën 2012”. Autori kryesor i këtij raporti, Raymond Torres, deklaroi para gazetarëve në Gjenevë se shkurtimet e shpenzimeve dhe reformat në tregun e punës kanë rritur ndjeshëm papunësinë dhe kanë dështuar në uljen e defiçiteve buxhetore të shteteve.
“Kjo tendencë shihet në shumë vende të Eurozonës. Shkurtimet e shpenzimeve rrisin krizën e papunësisë dhe një gjë e tillë mund të çojë Europën drej një reçensioni tjetër,” tha Torres duke shtuar se kjo tendecë mund të prekë edhe vendet në zhvillim. Në raport thuhet se në vitin 2012 papunësia në nivel global është rritur me 6.1 përqind ose 202 milion njerëz. Kjo është një shifër më e madhe se ajo e një viti më parë, ku papunësia u rrit me 196 milion. ILO parashikon gjithashtu se në vitin 2013 pesë million njerëz të tjerë do t'i shtohen numrit të të papunëve.
Masa drastike, rezultate margjinale
Përqindja e papunësisë është relativisht më e lartë tek të rinjtë, gjë që ka çuar edhe në revolta të tyre në Afrikën Sub-Sahariane, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, por edhe në vende të zhvilluara në Europën Qendore dhe atë Lindore. “Ky nuk është një efekt befasues sepse punët e mira mbeten të pakta dhe pabarazia në të ardhura është në rritje,” tha Torres.
Torres theksoi gjithashtu se mesatarisht 40 përqind e punëkërkuesve nuk kanë punuar për pothuajse për një vit apo më shumë. Vetëm ekonomitë e gjashtë vendeve të zhvilluara kanë shënuar rritje në numrin e të punësuarve që kur nisi kriza në vitin 2007 dhe para se të merreshin masat drastike të shkurtimeve. Austria, Gjermania, Izraeli, Luksemburgu, Malta dhe Polonia janë vendet që kanë shënuar rrtitje. Gjermania është ajo që mban flamurin si e para, pasi ka edhe një treg pune sezonal, ku krijohen shumë mundësi të reja. Drejtuesi i studimit Torres ishte më shumë kritik ndaj asaj që ai e quajti “sëmundje” të politikave fiskale të shkurtimit në Europë, që kanë dështuar edhe në reduktimin e defiçitit të qeverive.
“Për shembull në Spanjë defiçti u reduktua me një shifër shumë të vogël, nga nëntë përqind të GDP që ishte në 2010, në vitin 2011 u bë 8.5 përqind. Pra një reduktim shumë i vogël në krahasim me masat drastike,” tha ai.
Papunësia në Spanjë arritit nivele rekord në më pak se katër muajt e fundit, ku gjysma e 18 deri 25 vjeçarëve janë pa punë. “Ne kuptojmë se këto masa nuk mund të qendrojnë për një kohë të gjatë. Është e rëndësishme që të merren masa fiskale me term afat-mesëm për të konsoliduar ekonominë,” përfundoi Torres.
Autor: afp, dpa, rtr/Topi
Redaktoi: Lindita Arapi