OKB kritikon Birmaninë,Korenë e Veriut dhe Iranit për shkelje të të drejtave të njeriut
21 Nëntor 2007Reklamë
Komiteti i OKB-së për të drejtat e njeriut ka kritikuar Birmaninë, Korenë e Veriut dhe Iranin. Përmes një deklarate, komiteti ka dënuar dhunën e qeverisë ushtarake birmaneze kundër demonstruesve paqësorë. Korea e Veriut kritikohet për shkelje sistematike të të drejtave të njeriut. Komiteti është shprehur shumë i shqetësuar për gjendjen në Iran, ku sipas deklaratës, vihen në përdorim dënime poshtëruese, si rrahje me kamzhik ose prerje gjymtyrësh. Komiteti e refuzoi kërkesën e Iranit për të mos e konsultuar amandamentin e vendeve perëndimore.