Gewalt UN-Sicherheitsrat
20 Qershor 2008Një seancë historike, në qendër të së cilës ishte një problem deri tani i lënë pas dore dhuna seksuale si strategji lufte.
"Përdhunimi është një krim, i cili nuk mund të tolerohet."
Me këto fjalë e hapi Kondolisa Rajs debatin e saj përpara Këshillit të Sigurimit. Ajo theksoi se pas debatesh të shumta, nëse kjo është një çështje që ka të bëjë me sigurinë e një vendi, sot mund të thuhet qartë po.
Dhuna seksuale ndaj grave nuk përbën rrezik vetëm për shëndetin dhe sigurinë e vetë grave, por edhe për ekonominë dhe shoqërinë e një vendi. Kondolisa Rajs tha se në shumë vende të botës gratë bëhen pre e një brutaliteti të papërfytyrueshëm. Ajo tha se gjatë konflikteve në Kongo, Sudan apo Birmani gratë dhe fëmijët janë abuzuar dhe përdhunuar prej ushtarëve.
Debati për dhunën seksuale ishte e pazakonshëm edhe për fakti se shtatë nga 20 përfaqësuesit e mbledhur në debat ishin gra, gjë që i dha debatit edhe një karakter emocional dhe personal.
Zëvendëspresidentja e Kroacisë, Jadranka Kosor, tha se edhe në Kroaci kishte pasur përvoja të tilla të turpshme:
"Madje edhe në territorin kroat në mes të Evropës përdhunimet janë përdorur si mjet frikësimi dhe terrori. Përvojat, jo vetëm ato personale, janë të këqia për vendin."
Përfaqësuesja e Britanisë së Madhe, ministrja për luftimin e kriminalitetit, Patricia Skotland, kërkoi që në Këshillin e Sigurimit të raportohet rregullisht në lidhje me dhunën ndaj grave:
"Në mënyrë që të kuptojmë më mirë se si mund të parandalohet dhuna. Një gjë është e qartë, ai që përdor dhunë seksuale duhet të dënohet"
Edhe zëvendëspresidentja e Kroacisë, Jadranka Kosor, kërkoi që ata të mos t'i shpërdojnë dorës së drejtësisë.Ky qe edhe apeli i shumicës së atyre që morën fjalën në debat.