1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

OKB vendos të dërgojë një trupë paqeruajtëse në Darfur

31 Korrik 2007

Përbërja me helmetkaltër dhe ushtarë të Bashkimit Afrikan

https://p.dw.com/p/BOdv
Kafka në vendin e një varreze masive në qytetin Mukjar në Darfurin perëndimor.Fotografi: AP
Kombet e Bashkuara kanë miratuar një rezolutë për dërgimin e një force paqeruajtëse në rajonin e krizës Darfur në Sudan. Trupa prej 26.000 ushtarësh do të përbëhet nga forca të OKB-së dhe të Bashkimit Afrikan. Në Darfur përllogaritet të kenë humbur jetën të paktën 200.000 vetë dhe rreth dy milionë janë larguar prej andej vitet e fundit.